Tritol gazetari në Lezhë, reagon PD, Vokshi: Sulm ndaj medias së lirë

Tritol gazetari në Lezhë, reagon PD, Vokshi: Sulm ndaj medias së lirë

15:08, 30/10/2020
A+ Aa A-

Partia Demokratike me anë të ish-deputetes Albana Vokshi ka reaguar pas sulmit me tritol në shtëpinë e gazetarit nga Lezha, Elidon Ndreka.

Vokshi shkruan se ky është një sulm ndaj lirisë së medias.

Reagimi i plotë i Albana Vokshit:

Partia Demokratike shpreh shqetësimin e thellë pas sulmit me tritol kundër gazetarit të News 24 në Lezhë, Elidon Ndreka.

Atentati me tritol ndaj banesës së gazetarit është sulmi i radhës ndaj lirisë së medias. Si i tillë, ky është një akt i dënueshëm. PD kërkon zbardhjen sa më shpejt të kësaj ngjarje të rëndë.

Për frymën dhunuese ndaj gazetarëve, PD bën përgjegjës Edi Ramën, i cili me sulmet e përditshme ndaj mediave dhe gazetarëve kritikë frymëzon krimin dhe zyrtarët e korruptuar të ngrenë dorën kundër gazetarëve.

Nën drejtimin e Edi Ramës, Shqipëria ra 9 vende në Indeksin e Lirisë së Shtypit, duke u klasifikuar si vend problematik për lirinë e shtypit dhe sigurinë e gazetarëve.

Pa gazetarë të lirë, nuk ka demokraci! Kush prek gazetarët, duhet të ndëshkohet!!

Partia Demokratike është në krah të gazetarëve për të mbrojtur lirinë e fjalës, e kërcënuar sot më shumë se kurrë!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco