Lajmi i fundit

LIVE/ Nis protesta e qytetarëve para bashkisë së Tiranës

Memet/ ‘Do përzgjedhim kush vdes dhe kush jeton’: Shpërthen zemërimi në median sociale

Memet/ ‘Do përzgjedhim kush vdes dhe kush jeton’: Shpërthen zemërimi në median sociale

13:22, 30/10/2020
A+ Aa A-

Deklaratat e ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu se do të përzgjedhin se kush do të kurohet nga koronavirusi dhe kush jo, kanë shkaktuar mjaft zemërim në median sociale. Të shumta ishin reagimet edhe nga klasa politike.

Ministrja i bëri komentet skandaloze në Kuvend, teksa tha se po mbingarkohen spitalet.

Qytetarët kanë reaguar me komente, por edhe me meme për situatën e krijuar në vend për shkak të keqmenaxhimit të pandemisë nga qeveria.

Ndiqini më poshtë disa prej tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

robotet e Rams30/10/2020 17:25

E çfarë mund të thonë ministrat kur kryeministri në çdo fjalim të tij mbi një orë, ngaqë i ka shteruar edhe fantazia e gënjeshtrave , vetëm sajon humor të trashë me emrat e Ilirit, Saliut, Monës e Lulit , sikur këta e kanë qeverisur Shqipërinë këto vitet e fundit ? E vetmja mënyrë për tju shmangur përgjegjësisë, ju ka ngelur llapazanëria, duke kujtuar se duke folur pa pushim edhe kur flasin të tjerët , mund të shpëtojnë duke fshehur të vërtetat. Që nga Spiropali e para, i ka bërë të gjithë sejmenët e tij si vetja, si robotë apo gramafonë të prishur që përsërisin po të njëjtat marrëzi të shefit të tyre non stop..

Shto koment

Denonco