Flamuri gjigant turk në Tiranë/ Studiuesi: Bravo brekushe, do ta bëjë edhe Erdogan më 28 Nëntor?

Flamuri gjigant turk në Tiranë/ Studiuesi: Bravo brekushe, do ta bëjë edhe Erdogan më 28 Nëntor?

12:27, 30/10/2020
A+ Aa A-

Pas shfaqjes demonstrative që u bë mbrëmë natën në Tiranë ku një flamur gjigant turk u projektua mbi godinën e Universitetit Politeknik me rastin e festës së Republikës së këtij vendi, ka ardhur edhe një reagim ironik nga studiuesi i njohur Ardian Ndreca.

Ai e përgëzon kryeministrin Rama me fjalët: “bravo brekushe” dhe bën njëkohësisht pyetjen se a do të bëjë Erdogani të njëjtën gjë?

“Shpresoj që me 28 nandor edhe Erdogani të bajnë të njëjtën gja në Stamboll!

Bravo Lali Eri dhe Mr. Brekushja haute couture, jeni në gjendje me t’i neveritë idealet republikane pse sulltanat republikan asht nji kontradiktë në vetvete”, shkruan i revoltuar Ardian Ndreca.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

edi30/10/2020 16:23

turp kombetar te vendoset flamuri i pushtuesve osman

altini30/10/2020 13:02

Osmanllinjte e rinj jane shtruar kembekryq ne Tirane, 100 vjet pas shpalljes se Pavaresise. Dhe ai i pafytyri qe drejton qeverine, me mban dhe foton e Ismail Qemalit gjoja per ta nderuar, e ne krahur tjeter e perdhos vepren madhore te ketij burri shteti qe ishte pikerisht Pavaresia nga Perandoria Osmane.

Shto koment

Denonco