'Një e drejtë e mohuar'/ Meta: Në 25 prill një referendum i jashtëzakonshëm

'Një e drejtë e mohuar'/ Meta: Në 25 prill një referendum i jashtëzakonshëm

12:21, 30/10/2020
A+ Aa A-

Presidenti Ilir Meta i ka kthyer përgjigje fare shkurt, një sulmi verbal tejet të gjatë të kreut të qeverisë, Edi Ramës ndaj tij, bërë dje në Kuvend, pak para se të miratoheshin ndryshimet e njëanshme të Kodit Zgjedhor, në kundërshtim me Marrëveshjen e 5 qershorit me opozitën.

Rama tha në Kuvend se 'Shqipëria kalon këtë reformë dhe shkon në zgjedhje', kurse Meta theksoi se në 25 prill, Shqipëria shkon në 'një referendum të jashtëzakonshëm' dhe se është vetë Rama që i ka thirrur shqiptarët.

Presidenti tha se "sot Shoqëria civile publikoi nismën e saj për referendum dhe projektligjin për referendumin, pra si të konkretizohet ky detyrim kushtetues që për 22 vjet i është mohuar popullit shqiptar në mënyrën më jodemokratike dhe të pabesë dhe dje, Kryeministri i ftoi shqiptarët më 25 prill në një referendum të jashtëzakonshëm!

Jam i sigurt që të gjithë shqiptarët do të marrin pjesë në referendumin e 25 prillit dhe të gjithë do të votojnë për Shqipërinë në Europë," shpreh bindjen ai.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco