Edhe pas dëshmisë së dytë se nuk ka tamponë, Rama insiston: PD po dezinformon

Edhe pas dëshmisë së dytë se nuk ka tamponë, Rama insiston: PD po dezinformon

11:44, 30/10/2020
A+ Aa A-

Kreu i qeverisë, Edi Rama, ka ngulur këmbë edhe sot, për të dytën ditë radhazi, se Partia Demokratike po vazhdon të dezinformojë qytetarët me dëshmitë me zë e figurë nga qendrat shëndetësore se tamponët për testimin e COVID-19 mungojnë.

Replika e tij ka ardhur pasi PD publikoi të premten, videon e një laboranteje  që i thoshte me zë të lartë nje qytetarëve se nuk kishte fare tampon për të, “nuk kishte” dhe se ato ishin vetëm për urgjencat mjekësore.

Megjithatë, Rama nuk e ka pranuar as këtë dëshmi, por shkroi në Twitter duke iu shmangur thelbit, mungesës së tamponëve.

“PD të mos shikojë gishtin, kur gishti tregon hënën, - shkroi Kryeministri në Twitter dhe “ftoi”: “Hiq dorë nga reagimet me sharje e me akuza, sepse s'ia kam unë fajin atij infermierit që Lulzimi e prezanton si mjek dhe si ekspert kombëtar të pandemisë, duke u tallur me popullin e duke dizinformuar dynjanë!”

Edhe sot, Kryeministria, nxitoi ta hidhte poshtë dëshminë e një Nd/epidemiologu nga Durrësi, z.Zija AlHysa, për mungesën e tamponeve, duke tentuar të diskretitojë imazhin e Hysit. 

Kryeministria kishte nxjerrë nga arkiva, deri edhe deftesën e gjimnazit të z. Alhysa të vitit 1983 për të treguar se ai nuk ishte ekspert për pandeminë, në një kohë kur ky punonjës dërgohet në terrenin e rrezikshëm me rritje të infektimit në Durrës për të bërë vetëm 15 tamponë në ditë, kur kërkesa ditore është minimalisht për 60!  

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Pa emer 30/10/2020 15:21

Pse mum bother deftesa e Z Rama edhe Pse kishte mik gjithe Byrone Politike te PPSH

Shto koment

Denonco