'Nuk kam fare tampone moj, nuk kam tampone për ty! - Strazimiri i çon videon Ramës: Hapi veshët!

'Nuk kam fare tampone moj, nuk kam tampone për ty! - Strazimiri i çon videon Ramës: Hapi veshët!

10:22, 30/10/2020
A+ Aa A-

“Nuk kam fare tampone moj “zemër”! Nuk kam tampone për ty! Kam vetëm për urgjencat spitalore!” - Kjo është ulërima me të cilën i kthehet, një laborante në spital, qytetares që i kërkon me ngulm të testohet për Covid-19 dhe që duket se është punonjëse e Policisë.

Këtë video diskretituese dhe që shfaq me zë e figurë, mungesën e testeve për COVID-19 nga Ministria e Shëndetësisë, e ka publikuar sot Gent Strazimiri, ish-deputeti demokrat, si një provë e fortë e asaj që denoncon çdo ditë Kryetari i PD-së. Ndaj Strazimiri i është drejtuar Kryeministrit Edi Rama me një mesazh:

 “Hap veshët dhe dëgjo sesi mungojnë tamponet, sesi sorrollaten qytetarët për të bërë testin dhe për të marrë përgjigjen! Boll rrëmove në të shkuarën e njerëzve, siç kanë bërë paraardhësit e tu me jetën e shqiptarëve për dekada me radhë. Për aq kohë sa të ka mbetur, merru me kujdesin e jetës së qytetarëve, me mjekët dhe infermierët që i ke lënë në mëshirë të fatit.

Tampone nuk ka as në Durrës, tampone nuk ka as në Elbasan, nuk ka në të gjithë vendin, sepse banda që drejton nuk do t’ia dijë për njerëzit. Dëgjoje të vërtetën dhe mos u fshih pas shantazheve dhe batutave bajate”, i ka bërë thirrje, Strazimiri.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

tropojani02/11/2020 11:19

Nuk ka tampone se ka vjedhur Saliu me Ilirin. Luli s'di gje, eshte ne gjume. Po fle

Kopetenti i Vlores02/11/2020 09:11

Vazhdoni me Babalet akoma o plera. Su lodhet me fake video

Shofer Petro02/11/2020 08:20

HAHAHAHA, akoma vazhdoni me video te sajuara me militantet tuaj o dallkauke te deshtuar perjetesisht

arqile30/10/2020 11:44

Hapi veshet o rugac kriminel kryegomar kryetar i krimineleve .

Shto koment

Denonco