Mos kryerja e tamponëve/ Koduzi: Vrasje e paralajmëruar! Manastirliu të japë dorëheqjen

Mos kryerja e tamponëve/ Koduzi: Vrasje e paralajmëruar! Manastirliu të japë dorëheqjen

23:19, 29/10/2020
A+ Aa A-

Nënkryetari i Departamentit të Shëndetësisë në PD, Gazmend Koduzi ka reaguar ndaj deklaratave të ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, lidhur me mos kryerjen e tamponëve anti-Covid.

Në postimin e tij në Facebook, Koduzi e ka quajtur një ‘vrasje e paralajmëruar’ vdekjet e shënuara nga koronavirusi, pasi pergjigjet e analizave po vijne me 6 dite vonese, kur dihet qe java e pare e semundjes eshte shume vendimtare.

‘Sa më vonë përgjigja, aq më shumë ka gjasa përkeqësimi dhe shtrimi në spital në gjendje kritike, dhe pasojat fatale për jetën’, shkruan Koduzi.

Postimi i plotë i Gazmend Koduzit:

Vrasje e paralajmeruar!

Ne nje postim timin ne dt. 20 Korrik ngre problemin e mos kryerjes se tamponeve. Sot, pergjigjet e analizave po vijne me 6 dite vonese, kur dihet qe java e pare e semundjes eshte shume vendimtare. Sa me shpejt diagnostikimi, aq me shume jane gjasat per ecuri normale dhe sherim te shpejte. S ame vone pergjigja, aq me shume ka gjasa perkeqesimi dhe shtrimi ne spital ne gjendje kritike, dhe pasjoa fatale per jeten.

Me poshte edhe njehere postimi im qe pas 4 muajsh eshte shume aktual dhe i perforcuar nga fjala Ministres sot ne Parlament:

" Vrasje me paramendim

Shqipëria po kalon një situatë absurde në menaxhimin e situatës së kovidit. Ka një kontrast të fortë midis politikave të ministrisë së shëndetësisë dhe punës vetëmohuese që po kryen personeli mjeksor. Personeli mjeksor i të gjitha niveleve, nga infemierja e fshatit më të largët, te mjekët e familjes, epidemiologët e terrenit, personeli mjeksor i urgjencës, specialistët e spitaleve, specialistët e laboratorit dhe imazherisë që ndihmojnë në diagnostikim, laborantët e ISHP që besoj që janë superheronj, deri te ekipet e specialistëve në spitalin infektiv dhe Sauk, janë duke dhënë maksimumin për të shëruar dhe shpëtuar jetë. JU JEMI MIRËNJOHËS! Ndërkohë, politika përmes rregullave absurde që ka vendosur po përpiqet në cdo hap t’ja bëjë pothuajse të pamundur qytetarëve diagnostikimin nëse janë të infektuar apo jo, pothuajse të pamundur vizitën të një mjek specialist për të përcaktuar situatën klinike për shkak të virusit covid-19.

Sot, është e pamundur që një qytetar të kryejë tamponin nëse ka nevojë për një ndërhyrje kirurgjikale , sepse qeveria e ka përqëndruar kryerjen e tamponit VETËM në ISHP, tamponi të kryhet vetëm nëse je rëndë, dhe nuk lejon kryerjen e tamponit në institucionet private të licensuara. Pra, nëse qytetari është I infektuar dhe kryen ndërhyrjen, atëherë është pothuajse e sigurtë humbja e jetës. Kjo nuk mund të quhet ndryshe, vetëm “Vrasje me paramendim” nga ana e qeverisë. Qeveria që në fillim nuk ka menduar për jetën dhe shëndetin e qytetarëve, por ka menduar vetëm për axhendën e saj politike. Qytetari mund të kryejë ndërhyrje nga më të komplikuarat në cdo institucion shëndetesor, publik apo privat, por nuk mund të kryejë një tampon sepse ashtu ka vendosur qeveria. Ne, jemi vendi I fundit në rajon për numrin e testimeve që kemi kryer, me 10906 testime për 1 milion banorë, pothuajse 4 herë më pak se vendet e tjera të rajonit, pa përmendur Serbinë, që ka kryer 63928 testime për 1 milion banorë (grafiku më poshtë). Sa më sipër, Ministri Shëndetësisë, në vend që të akuzojë të tjerët për bërjen politikë me situatën, duhet të japë llogari për rrezikimin e jetëve të shqiptarëve, duke dhëne dorëheqjen nga posti që mban."

Minimalisht Znj. Manastirlliu duhet te jape doreheqjen nga posti Ministrit dhe ti dorezohet drejtesise.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco