Përplasje e fortë në ‘Çim Peka Live’/ Trump apo Biden? Ambasadorja e Kosovës përplaset me aktivisten Kokalarin

Përplasje e fortë në ‘Çim Peka Live’/ Trump apo Biden? Ambasadorja e Kosovës përplaset me aktivisten Kokalarin

22:48, 29/10/2020
A+ Aa A-

Vetëm pak ditë para se bota të njohë Presidentin e ri të SHBA-ve, publiku dhe faktori politik edhe jashtë Amerikës, vazhdon të jetë i ndarë në dy qëndrime të mëdha se kush nga dy kandidatë do I shërbejë më së miri interesave globale. Në lidhje direkte me ‘Çim Peka Live’, ambasadorja e Kosovës në Romë Alma Lame, mbështetëse e Joe Biden  dhe aktivistja pro Trump, Evi Kokalari janë përplasur fort për atë se çfarë kanë bërë dhe çfarë do të japin dy kandidatë për Kosovën. Sipas zonjës Lame, administrata Trump ka prishur në njëfarë mënyre marrëdhëniet me Evropën

Alma Lame: Së pari më lejoni të sqaroj. Unë nuk jam e përfshirë në fushatë siç është zonja që do lidhet pas pak.

Ky elektrizim i ka përfshirë edhe shqiptarët atje.

Postimi im lidhet me një simpati personale për Joe Biden

Dhe e shikoj si pozitiv që shqiptarët simpatizojnë të dy kandidatët.

Raportet e SHBA me Kosovën kanë qenë të mira që prej viteve ‘90 dhe në vazhdim.

SHBA janë mbështetëset më të mira të Kosovës.

Trump ka qenë i angazhuar në vitet e fundit për një marrëvëshje Kosovë-Serbi, por në të shkuarën bashkëpunimi Europë- SHBA ka ekzistuar në nivele të tjera ndërsa me Trump ka ndryshuar.

Ka pasur disa përplasje me disa vende të NATO-s.

Nëse do të nisemi nga interesat tona do të donim diçka tjetër.

Dhe qoftë si politikan i karrierës, që e njeh poltikën e jashtme, do të isha për këtë kandidat.

Unë e shikoj poztiv që të dy kandidatët kërkojnë votat e shqiptarëve.

Kokalari: E ka fjalën për atë Evropën që në 20 vitet e fundit nuk ka bërë asgjë për Kosovën?

Europa ka qenë shumë apatike për ndihmën për Kosovën

Ambasadori Grenell foli me shqiptarët në Detroit dhe e adresoi këtë pikë që Europa ka  dështuar me gjithë përpjekjet e administratës së Trump për Kosovën.

Është shumë e çuditshme që kosovarët nuk e shikojnë këtë gjë

Pavarësia e Kosovës është bërë nga Bush, negociatat nga Trump…

Alma Lame: Kosova është një shtet që ka hyrë shumë vonë në proceset e integrimit evropian dhe procesin e liberalizimit të vizave. Pse ka ndodhur? Kjo edhe për shkak të mos mbajtjes së fjalës nga vende evropian.

Unë nuk jam kundër Shtetet e Bashkuara Amerikane, por ndaj lidershipit aktual.

Europa është donator kryesor në Kosovë

Ajo që është shumë e rëndësishme, Mua nuk më pëlqen kështu që SHBA po bën, ndërsa Europa Jo.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco