Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

Ogerta do vendosë kush do jetojë dhe do vdesë/ Mjeku: Për çfarë po na përgatit ministrja

Ogerta do vendosë kush do jetojë dhe do vdesë/ Mjeku: Për çfarë po na përgatit ministrja

21:19, 29/10/2020
A+ Aa A-

Mjeku Artan Koni ka ngritur disa pyetje pas deklaratës së ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e cila u shpreh sot në Kuvend se do të përzgjidhen pacientët që do të trajtohen nëse do të ketë mbingarkesë në spitale.

Koni thotë se kjo deklaratë i kujtoi termin mjekësor “eutanazi” që është vullneti i pacientit ose familjarëve për ti dhënë fund jetës nëpërmjet ndihmës mjekësore.

Sipas mjekut, kjo ndodh në një botë moderne ku jeta vlerësohet maksimalisht, ndërsa ministrja po përgatiste shqiptarët për një skenar hipotetik të cilin do të duhet të ndjekë qeveria pasi të ketë ezauruar kapacitetet  kuruese.

Pas kësaj, ngriti disa pyetje për Ministres e Shëndetësisë në lidhje me kapacitetet që pretendon se janë ezauruar ose mund të ezaurohen së shpejti.

Shkrimi i plotë:

Eutanazia dhe COVID-19…

E drejta per te patur nje jete dinjitoze i takon cdokujt. Shtete me demokraci te perparuar, gjykojne se e tille meriton te jete edhe vdekja.

Eutanazia, apo ndryshe vdekja e embel, eshte vullneti i pacientit ne nje stad terminal te jetes, apo familjareve te tij per t’i dhene fund vuajtjeve pergjithmone permes nje ndihme mjekesore. Pra, përshpejtimi i vdekjes, atehere kur megjithese jane shfrytezuar te gjithe resurset e mundshme te kurimit, fundi tragjik nuk mund te parandalohet. Pavaresisht se behet fjale vetem per semundje fatale, debati rreth eutanazise eshte i komplikuar si nga ana fetare ashtu edhe nga ana morale apo shoqerore. Per rrjedhoje, Euranazia eshte e jashteligjshme ne shume vende te botes, ashtu si edhe ne Shqiperi.

Kur degjoja sot fjalimin e Znj. Manastirliu ne parlament rreth selektimit te pacienteve me COVID-19 te cilet do kene nevoje per kurim, me erdhi nder mend ky term mjekesor pothuaj i harruar, ne nje bote moderne ku jeta vleresohet maksimalisht. Fjalimi i ministres nuk kishte lidhje me eutanazine, ajo po na pergatiste per nje skenar hipotetik, ne te cilin do detyrohemi te selektojme pacientet, pasi te kemi ezauruar te gjithe kapacitetet e mundshme kuruese.

Po cfare kapacitetesh kemi ezauruar ne ??

1- spitalet COVID 1 dhe 2 jane plot, u hap COVID 3…por kemi gjithashtu spitalin e Shkodres, te Fierit, Gjirokastres, Korces, Vlores etj.

2- jemi vendi qe bejme me pak testime ne rajon…por perderisa keto vende kane arritur te shtojne kapacitetet diagnostikuese, mund t’i shtojme edhe ne.

3- kemi mangesi ilacesh, mjetesh mbrojtese, respiratoresh, shtreterish neper reanimacione…por kemi 400 milione euro te cilat i shperdorojme me koncesione e PPP te ndryshme. Them shperdorim, sepse ne castin qe minsitrja na pergatit per me te keqen e mundshme, na lind e drejta te konsiderojme cdo shpenzim tjeter i cili nuk ka lidhje me mjekesine, si te panevojshem. Jeta eshte gjeja me e shtrenjte per ne. Le te behen plehrat mullar, njerezit duan te kurohen e jo te vdesin duke pare inceneratoret te punojne a thua se gjendemi ne nje situate normale. C’kuptim ka te besh PPP-ne e check-up me qellimin permiresimin e shendetit publik ne afatgjatesi, kur nuk kurojme dot njerezit sot apo neser ??

Ne kete kuptim, i kerkoj ministres se shendetesise dhe qeverise te tregojne vullnetin e mire per te dhene maksimumin e mundshem…e perseris, ne nje bote ku jeta njerezore vleresohet maksimalisht.

Ne castin qe njerezit shohin perpjekjet maksimale nga ana e qeverise, per skenarin apokaliptik pergatiten vete, nuk kane nevoje t’i pergatisni ju !!

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

kadri hasbiu29/10/2020 23:19

doktorr koni kujt po i drejtohesh nje bushtre komuniste si mostra qe esht ne krye dhe spiromurriznat jan njesoj don zoti nuk arrijme ne kit pik se per kta vemje ne jemi te vdekur

Shto koment

Denonco