Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Narcos-Xibraka, Olsi Rama në krye të bandës?

‘Shpërthimi’ i Budinës: Duhet një luftë më e ashpër, më e fortë

‘Shpërthimi’ i Budinës: Duhet një luftë më e ashpër, më e fortë

20:31, 29/10/2020
A+ Aa A-

Regjisori dhe aktori Edmond Budina, i ftuari i gazetares Armela Ferko në SYRI TV, foli pas vizitës që një grup aktorësh bënë pranë grave naftëtare, që janë futur në një grevë urie.

“Jam emocionuar sepse i gjeta në një gjendje shumë të vështirë. Është një fatkeqësi që po u ndodh njerëzve të ndershëm të këtij vendi që kanë derdhur djersë dhe gjak. Për mua është skandaloze. M’u mbushën sytë me lot, m’u duk sikur ishte nëna ime. E di çfarë do të thotë të punosh dhe të mos të të japin atë që të takon. Kjo është e dhimbshme. Nuk arrij ta perceptoj këtë qëndrim të një qeverie të ashtuquajtur të majtë. Kjo qeveri nuk ka asgjë të majtë,” tha Budina.

“Shteti ka për detyrë t’i paguajë sepse ata e kanë bërë punën e tyre. Aty nuk funksionon as shteti, as gjyqi, sepse ata në fund të fundit e kanë fituar gjyqin,” tha Budina.

Sipas tij, Rama po synon të përçajë grevistët.

“Të njëjtën formulë u bën edhe tani, synon të përçajë grevën. Këtë bëri edhe me artistët, edhe me studentët. Zgjidhja është e thjeshtë: jepu paratë naftëtarëve. Nëse i ke paratë, zgjidhja është gati. Çfarë ka për të biseduar këtu? Pse gjenden lekët për inceneratorët dhe zyrat luksoze dhe nuk gjenden për minatorët,” tha Budina.

Me tone të ashpra, Budina tha se Rama ka koncepte sulltani.

“Rama nuk çedon, ai do që të dalë e tija. Këtu shoqëria nuk duhet të flejë.

Këtu një 23-vjeçare merr miliona euro. Këtu është kthyer vendi në një katrahurë të vërtetë. Raporti mes mafias dhe shtetit është i frikshëm. Vendi po shkon drejt një diktature. Lukashenko është lule në raport me këtë.

Kjo që po u ndodh naftëtarëve, minatorëve, do na ndodhë të gjithëve. Ata nuk kanë policë pas vete, por kanë mercenarë.

Ai do të vjedhë zgjedhjet. Duhet një luftë më e ashpër, më e fortë. Duhet një insistim shumë herë më i madh,” tha Budina.

Ai folu edhe për virusin, duke thënë se “ky virus është hedhur gjithandej për të përçarë njerëzit dhe për të ushtruar politika të caktuara”.

“Terrori është ai që e mban popullin zap. Po i fusin frikën popullit. Shqipëria është mbajtur zap përmes terrorit. Kjo është një eksperiencë që e kemi kaluar. Njerëzit duhet të zgjohen, duhet të ndërgjegjësohen,” tha ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco