Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Tragjedia/ Minatorët punonin në të zezë, si e mohonte Rama këtë realitet

Tragjedia/ Minatorët punonin në të zezë, si e mohonte Rama këtë realitet

20:01, 29/10/2020
A+ Aa A-

Tre personat që humbën jetën në minierën e Balgjajt në Bulqizë, punonin në të zezë, pa u shqetësuar nga autoritetet përkatëse, të cilat e kishin shpallur të mbyllur që në vitin 2017.

Ky fakt është pohuar nga Prefekti i Dibrës, Nexhmedin Shehu, i cili deklaroi se këto janë të dhëna paraprake, por dokumentimi i plotë i këtij aktiviteti i mbetet hetimit.

Por tronditës mbetet fakti se pavarësisht se prej vitesh, aktiviteti minerar në Bulqizë ka shkaktuar viktima të shumta, ende galeri të ndryshme punojnë në të zezë, pa u shqetësuar nga autoritetet përkatëse, të cilat kujtohen të hetojnë vetëm pasi shënohet viktima e radhës.

Skandali i punës në të zezë në galeritë e mbyllura të Bulqizës është bërë i njohur jo vetëm për shqiptarët, por edhe për mediet e huaja të cilat kanë paraqitur në reportazhe të hollësishme se çfarë ndodh në realitet ku punojnë fëmijë dhe të rritur duke rrezikuar jetën.

“Fëmijë që punojnë për të mbajtur familjen”, reportazhi i transmetuar në emisionin ‘Le Iene’ në kanalin televiziv ‘Italia Uno’ kishte subjekt pikërisht fëmijët e Bulqizës që punojnë në galeri. Reportazhi mbante firmën e gazetares italiane Alice Martinelli, e cila erdhi në Shqipëri për të treguar historinë e disa fëmijëve të Bulqizës, të cilët në vend që të luajnë apo të shkojnë në shkollë, ishin të detyruar të punonin për të ndihmuar familjet e tyre.

Puna e tyre konsistonte në thyerjen e gurëve me duart e pambrojtura në mënyrë që të mblidhnin kromin, dhe për këtë fitonin diçka më pak se 3 mijë lek në ditë.

Por ky realitet u mohua në 2017 nga kryeministri i vendit, Edi Rama, i cili teksa qëndronte në një familje dibrane sulmoi median italiane dhe e konsideroi reportazhin si të ndërtuar mbi pamje të vjetra që nuk ekzistojnë në realitet.

Ndërsa sot, 3 vite pas kësaj deklaratë të kreut të qeverisë, ngjarja është përsëritur. Në kushte të mjerueshme, teksa punon në të zezë në një galeri që ligjërisht rezulton e mbyllur, për të siguruar jetesën kanë humbur jetën 3 minatorë që mbetën të bllokuar në minierën “Balgjaj” në Selishtë të Bulqizës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco