Votimi i Kodit/ Pollo: Negociatat nuk nisin me këtë qeveri

Votimi i Kodit/ Pollo: Negociatat nuk nisin me këtë qeveri

19:26, 29/10/2020
A+ Aa A-

Ish-deputeti demokrat, Genc Pollo ishte i ftuari i Juli Krisafit në edicionin e mbrëmjes në SYRI TV. Ai komentoi vendimin e mazhorancës për të dalë kundër Brukselit me votimin e Kodit të njëanshëm Zgjedhor.

“Vite më parë, Edi Ramës i dilte hesapi të bënte zullume dhe t’i mbulonte gjërat në Bruksel, tani gjithmonë e më pak këto përpjekje të tij janë të suksesshme,” tha Pollo.

Sipas tij, Rama trembet nga zgjedhjet, ndërkohë që nuk ka shans të fitojë një mandat tjetër.

“Megjithatë ky është një zhvillim i rëndësishëm pasi refuzimi i dekretit presidencial përfaqëson një pikë vlimi në raportet me Brukselin. Tani e kuptojnë se ai është një person që për fatin e tij personal është gati që të djegë fatin evropian të Shqipërisë. Tani të gjithë po e shohin perandorin pa rroba dhe e dinë se është lakuriq.

Opozita ka qenë e para dhe e vetmja që ka thënë që në fillim të vërtetat në këtë vend, të vërteta që fshiheshin. Zullumi është trashur kaq shumë, sa nuk po flitet më në gjuhë diplomatike, por në mënyrë të drejtpërdrejtë.

Edi Rama për hir të pushtetit personal është kthyer në pengesë në rrugën e Shqipërisë drejt Europës,” tha Pollo.

Sipas tij, negociatat e BE me Shqipërinë do nisin me një qeveri të dalë nga rotacioni.

“Shqipëria nuk ka shans të marrë datë për konferencën ndërqeveritare. Maqedonia e Veriut do e organizojë konferencën brenda këtij viti sepse i ka të gjitha shanset. Gjasat janë që konferenca e parë ndërqeveritare me Shqipërinë të jetë me një qeveri të re pas 25 prillit,” tha ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco