Bozdo: Rafineria e Ballshit u mbyll nga investitorët ‘seriozë’ që gjeti Rama

Bozdo: Rafineria e Ballshit u mbyll nga investitorët ‘seriozë’ që gjeti Rama

18:17, 29/10/2020
A+ Aa A-

Ish-zv/ministri Eno Bozdo i është përgjigjur kryeministrit Rama lidhur mbi Rafinerinë e Naftës, duke I kujtuar se kjo gjendje është për shkak të investitorëve ‘seriozë’ që ai gjeti dhe la në mjerim pa paga naftëtarët.

‘Meqënëse Edi Rama më përmendi sot emrin:

Punëtorët e Rafinerisë janë në grevë sepse investitori serioz i Edi Ramës ia mbathi me dhjetëra milionë euro fitim, pa paguar punëtorët dhe as detyrimet ndaj qeverisë së Edi Ramës. Ia mbathi në mes të ditës, pa i hyrë gjëmb në këmbë. Këtë skemë e bëri jo vetëm një herë, por 3 herë. Fitoi qindra milionë euro, pa dhënë rroga dhe detyrime.

Investitori serioz i Edi Ramës, regjistroi 3 herë kompani offshore, sigurisht "pa dijeninë" e Edi Ramës. Dhe po tre herë përsëriti të njëjtën skemë: erdhi, pa dhe fitoi.

Bashkë me të fitoi Edi Rama dhe ministrat e tij. Humbën ata që nën këtë qeveri, humbin gjithmonë: njerëzit e varfër dhe punëtorët e pamundur.

Punëtorët aty duan zgjidhje. Duan paratë që u takojnë për punën e tyre të ndershme.

Nuk kanë nevojë për batuta, po për bukë për familjet e tyre.

Zgjidhja është ajo që Lulzim Basha ka ofruar: 8 milionë euro paga të padhëna dhe ndjekje penale për investitorin serioz të Edi Ramës!’

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco