'Deri më 25 prill do krijoj dhe shtatë parti të tjera'-IRIQI bisedon me Myslym Murrizin

'Deri më 25 prill do krijoj dhe shtatë parti të tjera'-IRIQI bisedon me Myslym Murrizin

17:04, 29/10/2020
A+ Aa A-

Iriqi:- Urime për partinë e re. Si ndjeheni tani?

Murrizi:- Qenka kënaqësi e madhe. Nuk më pushon telefoni nga thirrjet.

Iriqi:- Kush të merr?

Murrizi:- Fisi im. U kam dhënë orët që të më telefonojnë. Çdo çast bie zilja. Sa hyj në parlament më merr Bedriu, kushëriri im. Sa e ngre ai, e mbyll. Kështu i kam thënë. Po unë vazhdoj sikur flas. Faleminderit o popull, flas në cel. Do u takoj, do u takoj,gjoja sikur bisedoj me votuesit e mi. Deputetët e tjerë më shohin me zili. Dhe e kam vendosur. Deri më 25 prill do krijoj shtatë parti të reja. Sikur bën seks është ndjesia.

Iriqi:- Do jesh kryetar i të shtatave?

Murrizi:- Jo, jo. Kam plot çuna që do i vendos.

Iriqi:- Çuna nga fshati?

Murrizi:- Kushërinjtë e mi në emigrim. Gjoja do jenë ata se unë do i komandoj.

Iriqi:- Dhe mendon se do fitosh ndonjë deputet?

Murrizi:- Unë nuk hyj për fitore. Hyj për çoroditje. Ndaj e bëri Rama ligjin që të kandidoj në 4 qarqe. Do çmenden votuesit e do mërziten aq shumë nga emri im kudo sa nuk do shkojnë fare në votim.

Iriqi:- E ç’fiton ti kur ata nuk votojnë?

Murrizi:- Unë e kam marrë fitimin qysh para ca muajsh. Pse kot mbaj iso në këngën e Taulant Ballës.

Iriqi:- Përmend shpeshherë fjalën spiun. Për kë e ke?

Murrizi:- Mos më pyet mua për këtë. Se çdo mëngjes më vjen me sms çfarë do them.

Iriqi:- Nga cili?

Murrizi:- Nga vendndodhja më del Surrel.

Iriqi:- Po për partinë e Zhozit ç’mendim ke?

Murrizi:- E ka zënë covidi Jozefinën. Ajo nuk e pranon, por i vërtetohet qartë. Covid prek kujtesën. Ja dhe Jozefina paska harruar funksionet që ka pasur e bërtet të shporrim kastën e vjetër.

Iriqi:- Veç Bashës, kë urren tjetër?

Murrizi:- Urrej maskën.

Iriqi:- Pse?

Murrizi:- Se sa herë e vendos më pickon dikush nga bythët.

Iriqi:- Pse?

Murrizi:- Se më pandehin si femër sa herë nis e flas. Jam në siklet të madh deri sa të vija vaksina.

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

nice29/10/2020 20:58

sh e bukur

Durrsi fourever29/10/2020 19:59

e fort fare

Shto koment

Denonco