Lajmi i fundit

KUSH PAGUAN/ Vetëm 620 lekë në ditë, rreth 600 mijë shqiptarë në pragun e varfërisë

Falja e detit, grekët zbulojnë gënjeshtrat që Rama u thotë shqiptarëve

Falja e detit, grekët zbulojnë gënjeshtrat që Rama u thotë shqiptarëve

15:08, 29/10/2020
A+ Aa A-

Gazeta greke ProtoThema ka botuar sot një artikull të gjatë në lidhje me marrëveshjen që Greqia ka arritur me Edi Ramën, që të marrë 12 milje detare.

Në shkrimin e gjatë, thuhet se Greqia do të vijë deri në Himarë dhe më pas bashkë me Shqipërinë këtë çështje do e çojnë në gjykatën e Hagës.

Këto informacione delikate, që sot kanë dalë për herë të parë, për gazetën greke i ka thënë një burim i qeverisë greke, njëkohësisht njeri i afërt i ministrit të Jashtëm grek, Nikos Dendias.

Por në shkrim është zbuluar dhe një detaj që tregon se Edi Rama ka gënjyer shqiptarët deri më tani, duke thënë se nuk kishte asnjë informacion në lidhje me bisedimet me Greqinë.

Gazeta shkruan se negociatat për detin, grekët i kanë bërë direkt me Edi Ramën, duke rrëzuar pretendimet se kreu i qeverisë shqiptare nuk dinte gjë.

‘Marrëveshja me Shqipërinë për të zgjidhur mosmarrëveshjen mbi delimitimin e zonave detare nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë është një sukses më i madh se marrëveshja midis Greqisë dhe Italisë dhe Egjiptit për përcaktimin e zonës ekonomike ekskluzive mes nesh’  nënvizoi për ‘ProtoThema’ një zyrtar i lart grek.

Siç shpjegon burimi, marrëveshja e shpallur të martën, 20 tetor në Tiranë u parapri nga gjashtë muaj negociata mes Edi Ramës dhe Athinës.

Askush nuk duhet të harrojë se Shqipëria është mbase vendi më miqësor në rajon ndaj Turqisë, shkruan gazeta greke ProtoThema.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco