Rama i rrëzon dekretin, Meta s'e prish gjakun: Me qetësi e dashuri, më shihni nesër!

Rama i rrëzon dekretin, Meta s'e prish gjakun: Me qetësi e dashuri, më shihni nesër!

14:36, 29/10/2020
A+ Aa A-

Presidenti Ilir Meta ka replikuar në distancë me Kryeministrin dhe qeverinë, pasi ata hodhën poshtë me vota në Kuvend, dekretin e tij për t’i shqyrtuar edhe njëherë ndryshimeT në Kodin Zgjedhor, ndryshime që u bënë pa dakortësi me opozitën në Këshillin Politik.

“Asnjë surprizë nga Kuvendi njëpartiak i inceneratorëve dhe mbetjeve! Me qetësi dhe dashuri! Nesër më ndiqni tek "Zonë e Lirë" e Arian Çanit!”, ka shkruar Presidenti në Fb, duke paralajmëruar se ka dëshmi të tjera të forta për të dhënë dhe se nuk do të dorëzohet.

Këtij shënimi, Presidenti i ka shtuar edhe foton e mëposhtme për të përforcuar mesazhin:

Pak më herët, në fillim të fjalës së tij në Kuvend për këtë çështje, Kryeministri Edi Rama e pati premtuar se do ta rrëzonte kërkesën e Metës.

Rama tha:“Ligji Zgjedhor do të rivotohet sot pikë dhe presje, siç u votua dy javë më parë nga ky parlament që me Reformën Zgjedhore ka dëshmuar vullnet për kompromis mes të gjitha palëve. Ilir Meta nuk ka asnjë shans të marrë peng parlamentin e zgjedhjet, për hesap të partisë së tij të degraduar dhe përpjekja e tij për ta penguar me çdo kusht rrugën europiane të Shqipërisë, duke shpifur e fabrikuar baltë për veshët e botës do të ndëshkohet pa ekuivok nga shqiptarët në 25 prill,” tha Kryeministri./ar.sh/SYRI.NET

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Spiro29/10/2020 15:45

Asnjehere nuk e ke mbajtur fjalen.Edhe kete radhe nje vrime ne uje do besh.Duhej ta kishe shperndare kete nafkoparlament me narkokfyetar Rucin qe kur opozita u zevendesua ne menyre te menjehereshme. Dridhe like per ka?rike !

Shto koment

Denonco