Lajmi i fundit

LIVE/ Afera 5D/ Policia nis arrestimet e protestuesve, ndërkombëtarët amnistojnë Veliajn - Flet Petrit Vasili

Përzgjedhje kush të kurohet i pari?! Reagon Berisha: Edvin Hajduti do të fillojë luftën e klasave me COVID-19 Ministrja Manastirliu sot duke folur në Kuvend.

Përzgjedhje kush të kurohet i pari?! Reagon Berisha: Edvin Hajduti do të fillojë luftën e klasave me COVID-19

14:02, 29/10/2020
A+ Aa A-

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka reaguar me forcë dhe me fakte, ndaj deklaratës bombë të Ministres së Shëndetësisë sot në Kuvend se nëse nuk do të respektohen masat anti-Covid nga qytetarët, do të vijë dita e përzgjedhjes së pacientëve.

"Nëse do të kemi një mbingarkesë të spitaleve, atëherë do të kemi, do të përballemi me vështirësi, do të përballemi me zgjedhje se kush do të trajtohet i pari", tha Ogerta Manastirliu nga foltorja.  

Por, në replikën e tij në Fb, Berisha theksoi se Shqipëria me rreth 9000 shtretër spitalorë, që ka mbushur vetëm 300 prej tyre, nuk ka asnjë arsye që të zbatojë politikën e “të parit”.

"Edvin Hajduti do të fillojë luftën e klasave me COVID-19, - ka nënvizuar Berisha. -  Edvin Hajduti paralajmëron nëpërmjet ndrikull Hajnisë se “nëse nuk respektohen masat, do të përballemi me kushtet se kush do të trajtohet i pari!” . Kjo deklaratë e papërgjegjshme dëshmon:

1. Kapitullimin e plotë të narko-qeverisë para pandemisë së COVID-19, kolapsit të plotë të sistemit shëndetësor për shkak të vjedhjeve, korrupsionit me 250 milionë euro ndihma të partnerëve dhe organizatave ndërkombëtare që janë zhdukur pa gjurmë në vrimat e zeza të kontove të pista të Edvin Hajdutit, ndrikull Hajnisë dhe lukunisë përreth tyre. Në vjedhjen dhe korrupsionin qëndron fakti se spitalet Covid 3 dhe 4 nuk u hapën dot, me gjithë mashtrimet e përsëritura të Edvin Hajdutit dhe ndrikull Hajnisë.

2.Vendimin për shpalljen e të parit, duke përdorur 127 “alo alo paracetamol” si instrument politik vetëm nga “tanët”, d.m.th. pacientët e krahut të narkoqeverisë dhe partisë së krimit. Shqipëria me rreth 9000 shtretër spitalorë, gjer sot ka të zënë gjithsej 300 shtretër dhe nuk ka asnjë arsye që të zbatojë politikën e “të parit”.

Por me këtë deklaratë, krye epidemiologu xhahil i Surrelit dëshmon se po përgatitet të përdorë COVID-19 për luftë klasash. Dënoj me ashpërsinë më të madhe këtë qëndrim monstruoz që ngrihet në nivelin e krimeve kundër njerëzimit."/ar.sh/SYRI.NET

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco