Kodi Zgjedhor/ Kuvendi rrëzon me 96 vota dekretin e presidentit

Kodi Zgjedhor/ Kuvendi rrëzon me 96 vota dekretin e presidentit

13:39, 29/10/2020
A+ Aa A-

Nuk ka surpriza!

Ashtu siç u paralajmërua nga kreu i qeverisë Edi Rama, kuvendi i Shqipërisë ka rrëzuar dekretin e presidentit Ilir Meta për shqyrtimin e Kodit Zgjedhor të miratuar nga maxhoranca pa dakordësinë e opozitës.

Dekreti u rrëzua me 96 vota kundër.

Me rrëzimin e dekretit tashmë mbetet në fuqi formula e koalicioneve ku partitë duhet të grupojnë kandidatët në një listë të vetme.

Kodi Zgjedhor hyn automatikisht në fuqi pa ndryshimet që kërkonte presidenti Ilir Meta dhe opozita.

Kreu i shtetit ktheu në Kuvend dekretin për Kodin Zgjedhor, ndërsa kërkoi opinionin e Komisionit të Venecias lidhur me rekomandimet që duhen bërë në hartimin e tij. 

Kreu i qeverisë Edi Rama doli kundër kësaj ndërhyrje, edhe pse Brukseli kërkoi me ngulm të pritet opinioni i 'Venecias'.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Ardo29/10/2020 15:14

More nga dolen 22 opozitare qe votojne kete paçavure Kod, se Rama 74 deputete kishte te tepsise, apo e kam gabim?!

Fiku bashkis29/10/2020 14:32

Kete te mire e ka skizofreni i Surrelit, kur niset me honger mut, do ta haje deri ne fund, bile bile i fut ene nji tlepime tasit te mutit.

Shto koment

Denonco