Basha: Rama t’i japë fund terrorizmit, infeksionet dhe të vdekurit disa herë më shumë se statistika zyrtare

Basha: Rama t’i japë fund terrorizmit, infeksionet dhe të vdekurit disa herë më shumë se statistika zyrtare

13:08, 29/10/2020
A+ Aa A-

Nga konferenca për shtyp e kryetarit të PD, Lulzim Basha, thirrja drejtuar qeverisë dhe Kryeministrit Edi Rama.

Lulzim Basha: “Nëse do të kisha një instrument për ta fshirë nga karrigia ku është ulur, sot do ta kisha bërë pa humbur asnjë minutë kohë. Por ky instrument për fat të keq do të vonojë deri më 25 prill. Dhe në dorë do ta keni të gjithë ju, të nderuar bashkëqytetarë.

Jam i detyruar sot të bëj atë që mund të bëj, me ato mjete që kam në dorë, t’i kërkoj t’i japë fund terrorizmit shtetëror, propagandës mashtruese, t’i japë fund pagesave për mafien e plehrave, të mobilizojë çdo qindarkë  për t’u përballur me atë që është fakt:  kurb rekord rritjesh të infeksioneve, që është disa herë më e lartë se statistikat zyrtare, sikundër të vdekurit që janë disa herë më të lartë se statistika zyrtare. Ky është detyrimi minimal që ka!"

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco