Basha: Rama në krye të një terrorizmi shtetëror, paratë po ia jep mafies së plehrave!

Basha: Rama në krye të një terrorizmi shtetëror, paratë po ia jep mafies së plehrave!

12:56, 29/10/2020
A+ Aa A-

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, ka denoncuar me shifra krahasuese, se sa pak testime po bën Shqipëria në krahasim me vendet e rajonit. “Kjo është e vërteta, të tjerat janë gënjeshtrat e hajdutëve,” tha Basha duke treguar të dhënat.

“Nëse masat do të ishin marrë, testimet do të ishin shtuar, mjekët do të ishin ndihmuar, nuk do të ishte kjo situatë. Ky është terrorizëm shtetëror! Edi Rama është në krye të një terrorizmi shtetëror me anë të cilit po vret njerëz, po sëmurë njerëz, sepse paratë po ia jep mafias së plehrave. Ky është terrorizëm shtetëror ndaj popullit tënd.

Sa prej jush e keni bërë vaksinën e gripit sezonal? Nuk ka! Rama e Manastirliu flasin për vaksina. Ku janë për grupet vulnerabël! Në kulmin e pandemisë Rama vazhdon të çojë partë tek mafia e plehrave!

Vetëm dje, nga theasari i janë dhënë 565 mijë euro mafias së plehrave. Kjo shumë parash ëahtë baraz me 14 mijë tamponë. Braktisja e vendit në këtë situatë është terrorizëm shtetëror. Të shtysh pafundësisht blerjen e tamponëve, të bësh zero ritestime është terrorizëm shtetëror."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco