Lajmi i fundit

LIVE/ Bylykbashi, Kaso dhe Çupi, konferencë për media në PD

‘Të dalin naftëtarët nga greva?!’ Brisida Shehaj: Jo mor jo, të çohet shteti në këmbë e të shkoj tek ata

‘Të dalin naftëtarët nga greva?!’ Brisida Shehaj: Jo mor jo, të çohet shteti në këmbë e të shkoj tek ata

12:56, 29/10/2020
A+ Aa A-

Nënkryetarja e LSI për Tiranën, Brisida Shehaj ka reaguar lidhur me grevën e naftëtarëve dhe deklaratat e Kryeministrit Edi Rama, i cili u bën presione naftëtarëve që të dalin nga greva, që të shkojë ti takojë.

Në një postim në Facebook, Shehaj u drejtohet naftëtarëve dhe u thotë të mos dorëzohen pa marrë pagat e tyre, ato që u takon.

“Të dalin naftëtarët nga greva?! Jo mor jo, të çohet shteti në këmbë e të shkoj tek ata. Nuk është greva e parë kjo, i besuan disa herë shtetit dhe përfundimi s’kanë bukë, drita, ilaçe, ujë etj,- shkruan Shehaj në Facebook.

Reagimi i plotë i Brisida Shehaj

Të dalin naftëtarët nga greva?!
Jo mor jo, të çohet shteti në këmbë e të shkoj tek ata.
Nuk është greva e parë kjo, i besuan disa herë shtetit dhe përfundimi s’kanë bukë, drita, ilaçe, ujë etj.

Nuk mendoja se do e thosha ndonjëherë, por ju lutem për të mirën tuaj qëndroni fort, nëse doni zgjidhje, në të kundërt do gënjeheni si përherë.

Shteti i ka mundësitë për ta zgjidhur këtë problem.
Janë shqiptarë ata që e krijuan problemin.
E ndërkohë qe ju dergjeni në krevatet e grevës, ata ngrenë kulla në Tiranë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco