Rama ndërron mendje ndaj grevistëve: Nuk u kemi asnjë borxh që t'ua zgjidhim

Rama ndërron mendje ndaj grevistëve: Nuk u kemi asnjë borxh që t'ua zgjidhim

12:17, 29/10/2020
A+ Aa A-

Vetëm rreth 1 orë më parë, Edi Rama duke iu kërkuar grave greviste të Ballshit që të mos u besojnë opozitarëve që shkojnë e i takojnë, u tha atyre që të dilnin nga greva që të zgjidhnin hallin që kishin.

Por Rama, apo ata që e ndjekin mbrapa e kanë kuptuar gabimin që bënë, duke shpejtuar për ta rregulluar.

Menjëherë Rama reagoi sërish, duke u thënë se nuk ka asnjë hall për të zgjidhur dhe se nuk i kishte ftuar në ndonjë negociatë.

‘Edhe njëherë: Nuk ju kam ftuar në asnjë negociatë, sepse nuk kemi asgjë për të negociuar pasi qeveria as nuk e ka shkaktuar hallin tuaj, as nuk trashëgon mbi vete problemin e krijuar nga kompania private! Rafineria nuk është e shtetit. Ju lutem na jepni mundësinë t'ju ndihmojmë!

Ideja se punonjësit e një kompanie private mund të bëjnë grevë kundër qeverisë për detyrimet e sipërmarrësit privat është e gabuar. Ju nuk e doni daljen në asistencë dhe e mirëkuptojmë, por ju'a përsëris, pa mbyllur grevën nuk ju'a qajmë dot hallin konkretisht përtej asistencës!’, shkruan Rama në Twitterin e 2-të pas atij të paradites.

Më herë Edi Rama shkruante në Twitter:

‘Të dashura motra greviste të Ballshit!Askush nuk ju kërkon të dorëzoheni, qeveria nuk është armiku po aleati juaj dhe askush nuk ju ofron lëmoshë, ne jemi gati të qajmë hallin tuaj së bashku! E vetmja pengesë mes nesh është greva juaj. Mbyllni grevën dhe unë do jem aty menjëherë!

Mos u gënjeni nga krokodilët që lotojnë për ju e duan t’ju përdorin kundër qeverisë! Qeveria është e juaja,por nuk mund të bisedojë me ju nën presion e me ultimatume! Grevat bëhen për t’u dëgjuar, jo për të marrë me zor atë që ke në mendje. Ne ju kemi dëgjuar e po ju presim juve!’

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Fiku bashkis29/10/2020 14:53

Nuk pranon presion nga ata qe i rrjep dhe grabit çdo dit hajduti i rivdekjes, por ky "trim" mutacak presionet i pranon nga çdo bandit i rendomte kur bohet fjale per grabitjen e buxhetit te qytetareve.

Shto koment

Denonco