Emërohen dy njerëzit që do të mbikëqyrin hartimin e listës së zgjedhësve

Emërohen dy njerëzit që do të mbikëqyrin hartimin e listës së zgjedhësve

11:59, 29/10/2020
A+ Aa A-

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka emëruar auditët tekniciene të cilët do të mbikëqyrin procesin e hartimit të listës së zgjedhësve për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit 2021.

Njoftimi i KQZ-së:

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi bazuar në nenin 19 pika 1 germa ‘n’ dhe pika 2, neni 61 pika 2 dhe pika 3 të  Kodit Zgjedhor, të ndryshuar, emëroi auditët teknicienë për mbikëqyrjen e hartimit të listës së zgjedhësve,për zgjedhjet për Kuvendin të datës 25 Prill 2021.

Pas shqyrtimit të propozimeve për auditë teknicienë dhe dokumentacionit të paraqitur, z. Celibashi vendosi të emërojë auditë teknicienë:

Roland Kërçuku (caktuar nga nënkomisioneri i KQZ-së)

Briselda Mehmetllari (caktuar nga Komisioneri i KQZ-së)

Emërimi i auditit teknicien për mbikqyrjen e procesit të hartimit të listave të zgjedhësve për zgjedhjet për Kuvendin të datës 25.04.2020

Emërimi i auditit teknicien për mbikqyrjen e procesit të hartimit të listave të zgjedhësve për zgjedhjet për Kuvendin të datës 25.04.2020

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco