'Kauza jonë është buka e gojës! Jemi 10 fëmijë, të dhjetë naftëtarë!'

'Kauza jonë është buka e gojës! Jemi 10 fëmijë, të dhjetë naftëtarë!'

11:47, 29/10/2020
A+ Aa A-

Një naftëtare e Ballshit, e cila është futur prej ditësh në grevë urie për pagat e prapambetura dhe të drejtat e saj të mohuara, shprehu besimin e fortë sot se kauza e saj do të triumfonte, sepse së paku, ajo personalisht ishte vetë e dhjetë në  këtë betejë me jetën dhe shtetin, sepse edhe motrat dhe vëllezërit e saj ishin naftëtarë të mbetur pa punë si ajo.   

“Unë nuk jam qaramane, grua qaramane, iu drejtua ajo grupit të artistëve që i shkuan sot për t’i mbështetur. -  Jam grua 53 vjeçe që kam punuar 35 vjet.

Por unë qaj në radhë të parë nga mbështetja që ju na dhatë. Qaj se në vesh kam fjalët e vajzës: “Ma, kur do të vish në shtëpi?!se unë do të iki në shkollë të lartë! Dhe unë rri e dëgjoj, se mos, ndonjë thënie nga zoti Kryeministër…

(E ndërpret kolegia): Çfarë zoti?! Nuk është Zoti ai, jo!!!

Naftëtarja vazhdon: Po ju një gjë duhet të dini, të gjithëve pa përjashtim ua them. Ndoshta diku mund të gaboj, por kam një forcë sot, që jo e vetme unë këtu sot, që nuk bën vaki të ngelem, nga kauza e këtyre nënave, nga kauza e kësaj shoqes atje që ka nxjerrë syrin atje në punë, do të vazhdoj deri në vdekje. E kam thënë dhe e them nëpër media: unë dal e vdekur këtej dhe do vetë pranë prindërve të mi, që kanë eshtrat në Ballsh dhe që e dinë shumë mirë mallakastriotët,  që sakrifikuan për ne fëmijët, që kanë nxjerrë këtu dhjetë naftëtarë! Jemi ne, fëmijët!

Dhe sot motra ime është pa bukë, vëllai im është pa bukë, motra me sëmundje të keqe, i kërkoj ndjesë nëse më dëgjon në televizor. Kam 15 ditë pa i dëgjuar zërin!

Kështu që them se do të fitojmë! Jam e bindur, se kauza jonë është e pastër, nuk ka pisllëqe brenda, është buka e gojës.

Jam e bindur se vëllezërit e mi mallakastriotë, pavarësisht se unë s’jam nga kjo krahinë, jam rritur në këtë krahinë jam bijë e Mallakastrës, se kauza jonë është e pastër, do ta fitojmë.”/ar.sh/SYRI.NET

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco