Rama-grevisteve: Mos besoni askënd, veç unë ua zgjidh hallin …

Rama-grevisteve: Mos besoni askënd, veç unë ua zgjidh hallin …

11:29, 29/10/2020
A+ Aa A-

Edi Rama vazhdon të deklarojë se veç ai do të ua zgjidhë hallin grave greviste në Ballsh, që kanë pa marrë më shumë se 2 vite rrogat e tyre.

Deklaratat e Ramës vijnë sa herë që tek grevistet e Ballshit shkojnë përfaqësues politikë të opozitës, sepse të mazhorancës nuk guxojnë të shkojnë prej frikës së kreut të tyre.

E në çdo deklarata Rama u thotë grevistëve që të mos besojnë opozitën sepse veç ai ua zgjidh hallet.

Por fakti është se Edi Rama nuk po bën asgjë për ato, veç i kërcënon me ultimatume që të lënë grevën dhe pastaj të ulen në tryezën e bisedimeve.

Por eksperiencat e mëparshme naftëtarëve të Ballshit kanë treguar se Rama i ka mashtruar përherë, sapo ata kanë lënë grevën apo protestat ai nuk e ka mbajtur fjalën e dhënë.

E këto mashtrime, kanë bërë që të grevistët e Ballshit të mos i besojnë më Ramës, por të kërkojnë zgjidhje.

Edhe sot Rama u kërkoi atyre që të lënë grevën, se pastaj brenda orës shkon dhe i takon. Edhe këtë herë Rama u tha naftëtarëve të Ballshit që të mos besojnë askënd tjetër që shkon tek ata, por të presin vetë atë.

Por deri më tani Rama nuk ka bërë asgjë për ta.

‘ Të dashura motra greviste të Ballshit!Askush nuk ju kërkon të dorëzoheni, qeveria nuk është armiku po aleati juaj dhe askush nuk ju ofron lëmoshë, ne jemi gati të qajmë hallin tuaj së bashku! E vetmja pengesë mes nesh është greva juaj. Mbyllni grevën dhe unë do jem aty menjëherë!

Mos u gënjeni nga krokodilët që lotojnë për ju e duan t’ju përdorin kundër qeverisë! Qeveria është e juaja,por nuk mund të bisedojë me ju nën presion e me ultimatume! Grevat bëhen për t’u dëgjuar, jo për të marrë me zor atë që ke në mendje. Ne ju kemi dëgjuar e po ju presim juve!’, shkruan Rama në Twitterin e tij.

 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco