Ndryshimet në Kod – Rama voton sot bllokimin e integrimit europian

Ndryshimet në Kod – Rama voton sot bllokimin e integrimit europian

08:19, 29/10/2020
A+ Aa A-

Ashpërsohen thirrjet e Europës që i kërkojnë Ramës të mos miratojë ndryshimet e njëanshme të Kodit Zgjedhor. 8 europarlamentarë, mes tyre McAllister dhe ministri i Jashtëm i Gjermanisë, paralajmërojnë shtyrjen e çeljes së negociatave. Rama, i vendosur të kalojë sot në Kuvend amendimet në shkelje të Marrëveshjes Politike të 5 Qershorit.

Kryetari i Komisionit të Marrëdhënieve me Jashtë në Parlamentin Europian, David McAllister është shprehur se është ekstremisht i shqetësuar për faktin se mazhoranca ka planifikuar të kalojë sot në seancën plenare, ndryshimet në Kodin Zgjedhor.

“Pavarësisht thirrjeve kombëtare dhe ndërkombëtare, që kërkojnë të pritet për opinionin e Komisionit të Venecias lidhur me ndryshimet në Kodin Zgjedhor, është vendosur që ato të votohen nesër (sot)”, shprehet McAllister.

“Ndryshimet e njëanshme të marrëveshjes mund të përkeqësojnë situatën politike dhe të sjellin polarizimin e saj drejt zgjedhjeve të prillit të vitit 2021. Këto ndryshime do të jenë të dëmshme lidhur me konferencën e parë ndërqeveritare për hapjen e negociatave, në fund të vitit”, shprehet me tej europarlamentari gjerman.

Ndërkohë 8 eurodeputë të Parlamentit Europian, anëtarë të Komisionit të Jashtëm, i kanë dërguar dje një letër zyrtare Kryeministrit Edi Rama, ku i kërkojnë që të tërhiqet nga votimi i ndryshimeve në Kodin Zgjedhor në Parlament, derisa të flasë Komisioni i Venecias. Michael Gahler, Sandra Kalniete, Andrey Kovatchev, David McAllister, Zeljana Zovko, David Lega, Vladimir Bilcik, Lukas Mandl, shprehen se janë tronditur kur kanë mësuar që Kryeministri Edi Rama ka thyer Marrëveshjen e 5 Qershorit me Opozitën, në germën dhe në frymën e saj, përmes miratimit të ndryshimeve të njëanshme në Kodin Zgjedhor, me qëllim që të përfitojë në shpërndarjen e mandateve parlamentare.

Eurodeputetët bëjnë apel që të pritet Opinioni i Komisionit të Venecias, Rama të tërhiqet nga ndryshimet e njëanshme dhe të dëgjohet këshilla e Komisionerit Europian për Zgjerimin, sepse kjo është shumë e rëndësishme në funksion të përpjekjeve për të mbajtur Konferencën e parë Ndërqeveritare për negociatat. 8 eurodeputetët bëjnë thirrje që Kryeministri Edi Rama të vendosë të parin, interesin e demokracisë shqiptare dhe perspektivën e saj europiane dhe të tërhiqet nga votimi i ndryshimeve në Parlament, derisa të flasë Komisioni i Venecias./MAPO 

Më poshtë letra e plotë e 8 eurodeputetëve të Komisionit të Jashtëm në Parlamentin Europian:

I dashur Kryeministër Rama,

Ne, Anëtarët nënshkrues të Partisë Popullore Evropiane në Parlamentin Evropian, po ju shkruajmë me shqetësimin më të thellë në lidhje me zhvillimet e fundit legjislative në vendin tuaj. Ju e dini që Grupi i Partisë Popullore Evropiane gjithmonë ka mbështetur dhe shoqëruar rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian. Qershorin e kaluar ne bashkë-iniciuam një rezolutë që u miratua me mbështetje të madhe ndërpartiake, duke rekomanduar hapjen e negociatave të pranimit në BE sapo Shqipëria të përmbushë 15 kushtet e vendosura nga Këshilli Europian në 15 Mars 2020.

Më e rëndësishmja midis këtyre kushteve është një reformë e mirëfilltë zgjedhore dhe zbatimi i saj i duhur në zgjedhjet tuaja të ardhshme duke filluar me 25 Prill 2021. Ne u tronditëm kur mësuam se ju thyet Marrëveshjen e 5 Qershorit me Opozitën në germën dhe në frymën e saj, përmes miratimit të ndryshimeve të njëanshme në Kodin Zgjedhor me qëllim që të përfitoni në shpërndarjen e mandateve parlamentare.

Ne jemi vënë në dijeni se Kryetari i Shtetit tuaj i ka kërkuar Komisionit të Venecias një opinion mbi këto ndryshime dhe se Komisioneri Evropian për Zgjerimin ju ka këshilluar në mënyrë të përsëritur që të tërhiqeni nga votimi i ndryshimeve, të prisni opinionin e Komisionit të Venecias dhe t’i përmbaheni atij opinioni. Ky opinion pritet në dhjetor dhe duhet të pasqyrohet në Kodin tuaj Zgjedhor përpara zgjedhjeve të përgjithshme të Prillit 2021 që, siç deklarohet në kushtet, duhet të jenë të lira dhe të drejta.

Kjo është shumë e rëndësishme në funksion të përpjekjeve për të mbajtur Konferencën e parë Ndërqeveritare, e cila shpresojmë të japë dritën e saj jeshile jo vetëm për Maqedoninë e Veriut por edhe për Shqipërinë. Ne jemi shumë të tronditur nga deklaratat tuaja që tregojnë se ju refuzuat këshillën e Komisionerit dhe dëshironi të shkelni praktikën e vendosur që asnjë miratim i ligjit të mos ndodhë përpara se të vlerësohet Opinioni i Komisionit të Venecias. Për këtë arsye ju bëjmë thirrje që të vendosni të parin interesin e demokracisë shqiptare dhe perspektivën e saj evropiane dhe të tërhiqeni nga votimi i ndryshimeve në Parlament derisa të flasë Komisioni i Venecias.

Sinqerisht,

Michael Gahler, Gjermani
Sandra Kalniete, Letoni
Andrey Kovatchev, Bullgari
David McAllister, Gjermani
Zeljana Zovko, Kroaci
David Lega, Suedi
Vladimir Bilcik, Sllovaki
Lukas Mandl, Austri

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Kryeminister rame vucic bergovic cubrollovici 29/10/2020 09:09

Po perse te mos e beje: A nuk I laperet dhe lavjerret e ish pd. Astrit patozi nje parazit inatcor, I pa afte dhe bixhozxhi. I ngjan nje qeni te lagur me qime pune qe kac miza pergjate bregut detit me gjirin e lalzit. Per Murrizin nuk ke cfare te thuash se eshte nje gjemb parmak per pd dhe nje age qetesuese per partine e pushteve. M Bregu pa breke I ngjan nje pule me buze, e degjeneruar dhe e dhperfytyruar. Kjo pise I ka sherbyer me kohe Rames Aha hajdarja e rames ka ngecur mbi hajdarin e rames, mbi absolutisht be injorancen e saj dhe deformimin qe po I ben Zoti ne fytyren e saj. Kjo I ben servis te nxehte rames ndersa ai e shpaguan me dush te ftohte. Dhe sinqerisht me e pa pranueshme eshte Zonja Topalli. Une si demokrat me zemer, shpirt dhe kontribut kesaj nuk do ja fal. Nuk do me vij aspak keq kur kjo Zonje do perfundoje ne psikiatri kur te fitoje PD. Kjo zonje as tek kembet e Valentina Leskajt nuk vlen tanime, qe edhe pse Tutori I tyre Rama nuk e kandidoi, kjo luftoi per PS. Pra kjo topalli pas ka qene si distare galjobi, nje tradhetere dhe nje inatcore e pa shoqe. Shikojeni hajdaren e rames qe dhe syte ja ka shtremberuar Zoti

Shto koment

Denonco