Qeshi me të madhe kur Rama po kalonte në rrugë, policia shoqëron në qeli një grua

Qeshi me të madhe kur Rama po kalonte në rrugë, policia shoqëron në qeli një grua

22:18, 28/10/2020
A+ Aa A-

I prishi qetësinë udhëheqësit të madh, shoqërohet në polici një grua!

Çmenduria ka ndodhur në Tiranë, ku një grua që ishte në hesapin e saj në zonën e Kalasë së Tiranës, është ndaluar fillimisht nga Garda dhe më pas nga policia për në komisariat.

Siç edhe lexohet në raportin e shërbimit, një grua e identifikuar si Teuta Baçi, banuese në Tiranë, ishte duke dalë nga puna e saj tek Kalaja e Tiranës, kur ka qeshur me të madhe, në kohën kur Rama po thoshte diçka.

Por ky veprim nuk i ka pëlqyer rojeve të Edi Ramës.

Gardistët e kanë ndaluar gruan dhe më pas kanë thërritur policinë.

Efektivët e Komisariatit numër 1 e kanë shoqëruar gruan dhe pasi e kanë pyetur e kanë lënë të lirë.

Më poshtë, keni raportin e shërbimit të policisë:

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

alma31/10/2020 13:14

une kam nje propozim mos te qeshim kur kalon rama por te pjerdh-im

eri_elb29/10/2020 17:22

Per pushtet ky e nxirrka linden dhe veten te semafori...........

skender29/10/2020 08:57

race krenare ,........por e dhjere, sepse nuk reagon kerkush ne mbrojtje te dinjitetit,

Maliqi29/10/2020 02:05

Ishte njëri, qeshi me të madhe kur pa Ramën në ETV duke folur. ???????????????????????? Lajmërojeni pak gardën turni i tretë ju lutemi

Shto koment

Denonco