Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Droga e Xibrakës

Berisha: Nga 19 gjyqtarët e emëruar nga KLGJ, 6 i ka caktuar formacioni terrorist ‘Qemal Stafa’

Berisha: Nga 19 gjyqtarët e emëruar nga KLGJ, 6 i ka caktuar formacioni terrorist ‘Qemal Stafa’

21:57, 28/10/2020
A+ Aa A-

Ish-kryeministri Sali Berisha, në një intervistë të dhënë për emisioni “Aktualitet” në televizionin FaxNews, foli rreth Reformës në Drejtësi dhe opinioneve që ai gjeneron në lidhje me ecurinë e saj. Duke u shprehur se është një ndjekës mjaft i përpiktë i vendimeve që ndërmerren nga organet e reja të drejtësisë, Berisha theksoi se kjo reformë është një pseudoreformë, e cila synon kthimin e gjyqësorit në një degë të ekzekutivit.

Ish-kryeministri u shpreh se gara për përzgjedhjen e hetuesve të BKH-së është e parapërcaktuar, ku oficerë policie në lidhje me krimin dhe të përjashtuar nga Policia e Shtetit kanë kaluar testimet në mënyrë fiktive. Për sa i përket 19 emërimeve të reja në pozicionin e gjyqtarit të shpallura nga KLGJ, Berisha u shpreh se 13 prej tyre kanë fituar konkursin në mënyrë të rregullt, ndërsa 6 të tjerë janë përcaktuar nga partia e kryeministrit dhe fondacioni ‘Qemal Stafa’.

“Gjendja sociale dhe ekonomike ka ardhur në rrokullisje të madhe gjatë këtyre 7 viteve. Rrugët për në Europë janë të mbyllura, sepse ligjin e bën krimi dhe droga. Drejtësia me pseudo reformën e Sorosit u kthye në një degë të ekzekutivit të Edi Ramës. Reforma në drejtësi është përdorur nga Rama për ta kthyer në degë ekzekutivi. Me dhimbje të madhe ndjek reformën në pushtetin gjyqësor.

Çdo ditë ky sistem po merr kolpo. Dy ditë më parë u shpallën anëtarët e BKH-së, midis tyre individë të përjashtuar nga Policia e Shtetit për imoralitet, midis tyre njerëz që s’kanë punuar asnjë ditë në një organ të shtetit. Sot, dje KLGJ emëroi gjykatësit, ishin gjithësej për t’u emëruar 19 gjykatës të rinj, 13 prej tyre ishin futur në bazë të konkursit dhe 6 prej tyre në bazë të formacionit terrorist Qemal Stafa. Kjo nuk është reformë është anti-reformë, është përdhosje e sistemit. Për herë të parë në historinë e këtij vendi serial killer lanë qelitë njëri pas tjetrit”.- u shpreh Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco