'20 fishohen rastet dhe 30 fishohen vdekjet'/ Berisha: Rama ka marrë 250 mln euro për pandeminë

'20 fishohen rastet dhe 30 fishohen vdekjet'/ Berisha: Rama ka marrë 250 mln euro për pandeminë

21:08, 28/10/2020
A+ Aa A-

Ish kryeministri Sali Berisha ka folur në lidhje me situatën e krijuar në vend për shkak të Covid-19, ku sipas tij jemi rasti unik në botë, ku janë 20 fishuar rastet dhe janë 30 fishuar numri i personave që kanë ndërruar jetë.

I ftuar në emisonin “Aktualitet” në Fax News, Berishës theksoi se kjo situatë u krijua pasi çdo gjë u bashkua në falsitetin në kontrollin fiktiv të një njeriu që u tall me jetën dhe shëndetin e shqiptarëve.

Sakaq Berisha tha se aktualisht janë mbi 3000 qytetarë që po kurohen nga Covid-19 në banesat e tyre ndërkohë që nuk kanë asnjë rimbursim nga qeveria për shpenzimet e tyre.

Gjithashtu ish-kryeministri tha se qeveria në këtë periudhë kishte mendjen që të bënte tendera dhe theksoi Bashkësia ndërkombëtare i ka dhuruar Shqipërisë 250 milinë euro të disbursuara për të përballuar situatën, por asgjë nuk u përdor për pandeminë.

“Kaluam sepse çdo gjë u bashkua në falsitetin në kontrollin fiktiv të një njeriu që u tall me jetën dhe shëndetin e shqiptarëve. Në një moment krize të tmerrshme psiqik e shpalli veten zot të shiptarëve. Ku fliste vetëm për viktima, paga lufte, lufte dhe për të bërë të besueshme paranojë e tij nxori tanke në shesh. Ky xhahil meriton ndëshkimin më të rëndë për këtë trajtim. Nuk e zë me gojë tani situatën që krijoi ky injorant. Nuk flet më kundër maskave siç fliste në fillim. Mbani maska u kujtua që të fliste pas 6 muajsh. Çfarë epiteti ti vësh këtij kur i vetmi mjet që të mbrohesh nga infeksionet thoshte se nuk kanë efekt. Kemi të bëjmë më një grup të tij një grupo të papërgjegjshme. Testet i bën ish-kunata dhe i deklaron ato sipas dëshirës së ish-kunatit.

Alo Alo paracetamol e ka shndërruar 127. Ka një dhënëse një hajdute që shfrytëzoi pandeminë për të realizuar 10 tendera. Bashkësia ndërkombëtare i ka dhuruar Shqipërisë 250 mln euro, burime të Euro News. Të premtuara janë 350 miliona, por 250 janë të disbursuara. Ku shkuan këto? Të gjitha u vodhën dhe përfunduan në ofshore. Se shqiptarët nuk shohin asgjë kundër Covid-19. Tani shqiptarët duan ta dinë, nuk kanë mjekë, nuk kanë infermierë që të punojnë në këto spitale. Unë vlerësoj kundërshtitë e tyre. Po u kërkohet okulistëve, dermatologëve të mbyllin shërbimet dhe të punojnë si infeksionistë. Kemi arritur në një shpartallim të plotë të sistemit të drejtësisë. Sot jemi në një katastrofë në zhvillim.

Deri sot qeveria Edvin Rama kanë pasur si objektiv të vjedhin të vjedhin të vjedhin. Të shfrytëzojnë pandeminë për tendera. Janë të paktën 3000-5000 persona që kurohen në shtëpi të tyre pa asnjë ndihmë nga narkoqeveria. Ai është i detyruar që të shesë çfarë ka pasi i duhet nga 1000-10000 euro për tu kuruar. Nuk ka rimbursim më të vogël për asgjë. Mos harro se çdo kosto këto mijera e mijera shqiptar po e kalojnë në shtëpi nuk marrin asnjë rimbursim.”– tha Berisha.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco