'Jemi të tronditur'/ Eurodeputetët i shkruajnë Ramës: Tërhiqu nga votimi...

'Jemi të tronditur'/ Eurodeputetët i shkruajnë Ramës: Tërhiqu nga votimi...

20:06, 28/10/2020
A+ Aa A-

Një grup prej 8 deputetësh të Parlamentit Europian kanë shprehur tronditjen e tyre të thellë për faktin që Edi Rama nuk kërkon të presë opinionin e Komisionit të Venecias për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, por kërkon të miratojë ato menjëherë nesër në Kuvend, pas kthimit që i bëri ligjit Presidenti Meta.

Një ditë pasi për çështjen u shpreh edhe 'Venecia', e cila kërkoi kohë deri në dhjetor, eurodeputetët shprehen se kryeministri duhet të presë patjetër opinionin e Komisionit të Venecias për këtë çështje.

Michael Gahler, Sandra Kalniete, Andrey Kovatchev, David McAllister, Zeljana Zovko, David Lega, Vladimir Bilcik, Lukas Mandl, shprehen se janë tronditur kur kanë mësuar që Kryeministri Edi Rama ka thyer Marrëveshjen e 5 Qershorit me Opozitën në gërmën dhe në frymën e saj, përmes miratimit të ndryshimeve të njëanshme në Kodin Zgjedhor me qëllim që të përfitojë në shpërndarjen e mandateve parlamentare.

Eurodeputetët bëjën apel që të pritet Opinioni i Komisionit të Venecias dhe Rama të tërhiqet nga ndryshimet e njëanshme dhe të dëgjohet këshilla e Komisionerit Evropian për Zgjerimin, sepse kjo është shumë e rëndësishme në funksion të përpjekjeve për të mbajtur Konferencën e parë Ndërqeveritare.

8 eurodeputetët bëjnë thirrje që Kryeministri Edi Rama të vendosë të parin interesin e demokracisë shqiptare dhe perspektivën e saj evropiane dhe të tërhiqet nga votimi i ndryshimeve në Parlament derisa të flasë Komisioni i Venecias.

Letra e plotë

Shqetësime për ndryshimet në Kodin Zgjedhor në pritje të Opinionit të Komisionit të Venecias

I dashur Kryeministër Rama,

Ne, Anëtarët nënshkrues të Partisë Popullore Evropiane në Parlamentin Evropian, po ju shkruajmë me shqetësimin më të thellë në lidhje me zhvillimet e fundit legjislative në vendin tuaj.

Ju e dini që Grupi i Partisë Popullore Evropiane gjithmonë ka mbështetur dhe shoqëruar rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian. Qershorin e kaluar ne bashkë-iniciuam një rezolutë që u miratua me mbështetje të madhe ndërpartiake, duke rekomanduar hapjen e negociatave të pranimit në BE sapo Shqipëria të përmbushë 15 kushtet e vendosura nga Këshilli Europian në 15 Mars 2020.

Më e rëndësishmja midis këtyre kushteve është një reformë e mirëfilltë zgjedhore dhe zbatimi i saj i duhur në zgjedhjet tuaja të ardhshme duke filluar me 25 Prill 2021.

Ne u tronditëm kur mësuam se ju thyet Marrëveshjen e 5 Qershorit me Opozitën në gërmën dhe në frymën e saj, përmes miratimit të ndryshimeve të njëanshme në Kodin Zgjedhor me qëllim që të të pëfitoni në shpërndarjen e mandateve parlamentare.

Ne jemi vënë në dijeni se Kryetari i Shtetit tuaj i ka kërkuar Komisionit të Venecias një opinion mbi këto ndryshime dhe se Komisioneri Evropian për Zgjerimin ju ka këshilluar në mënyrë të përsëritur që të tërhiqeni nga votimi i ndryshimeve, të prisni opinionin e Komisionit të Venecias dhe t'i përmbaheni atij opinioni.

Ky opinion pritet në dhjetor dhe duhet të pasqyrohet në Kodin tuaj Zgjedhor përpara zgjedhjeve të përgjithshme të Prillit 2021 që, siç deklarohet në kushtet, duhet të jenë të lira dhe të drejta.

Kjo është shumë e rëndësishme në funksion të përpjekjeve për të mbajtur Konferencën e parë Ndërqeveritare, e cila shpresojmë të japë dritën e saj jeshile jo vetëm për Maqedoninë e Veriut por edhe për Shqipërinë.

Ne jemi shumë të tronditur nga deklaratat tuaja që tregojnë se ju refuzuat këshillën e Komisionerit dhe dëshironi të shkelni praktikën e vendosur që asnjë miratim i ligjit të mos ndodhë përpara se të vlerësohet Opinioni i Komisionit të Venecias.

Për këtë arsye ju bëjmë thirrje që të vendosni të parin interesin e demokracisë shqiptare dhe perspektivën e saj evropiane dhe të tërhiqeni nga votimi i ndryshimeve në Parlament derisa të flasë Komisioni i Venecias.

Sinqerisht,

Michael Gahler, Gjermani

Sandra Kalniete, Letoni

Andrey Kovatchev, Bullgari

David McAllister, Gjermani

Zeljana Zovko, Kroaci

David Lega, Suedi

Vladimir Bilcik, Sllovaki

Lukas Mandl, Austri

 

 

Image

 

 

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptari28/10/2020 20:44

KY ESHTE NJE ALARM PER BE, SHBA, BRITANINE E MADHE DHE TE GJITHE BOTEN DEMOKRATIKE ANTARE TE OSBE! UJKU I ZI E HOQI LEKUREN E DELES SE BARDHE! ME NE FUND, SHPRESOJME QE OSBE, BE, SHBA DHE BRITANIA E MADHE TA KENE KUPTUAR SE ME CILIN SATRAP KANE TE BEJNE!! TANI ESHTE FARE E QARTE QE ATA KANE PERBALLE BASHAR AL ASAADIN E BALLKANIT, KANE PERBALLE LLUKASHENKON E RI TE SHQIPERISE, QE PER PUSHTETIN E TIJ ABSOLUT ESHTE GATI TA DJEGE SHQIPERINE DHE TA MASAKROJE POPULLIN SHQIPTAR, SIGURISHT ME BEKIMIN DHE MBESHTETJET SPEKTAKOLARE TE AMBASADOREVE TE BE, OSBE DHE SHBA NE SHQIPERI! PRANDAJ EURODEPUTETET DUHET TE TMERROHEN ME PERFAQESUESIT E TYRE TE KORRUPTUAR NE TIRANE, TE DERGUARIT E TYRE DHE KOMISIONERET E ZGJERIMIT TE BE DHE JO TE TRONDITEN NGA SATRAPI ME POTURRE I SURRELIT!!! VETE ATA JANE FAJTORE QE SOT RAMA PO I TRONDIT ME POSHTERSITE E TIJ EKSTREME!!! JA PRA KY ISHTE KRYEMINISTRI I RI MODERN DHE EVROPIAN ME POTURRE DHE ATLETET ADIDAS QE PREMTOI FUTJEN E SHQIPERISE NE BE BRENDA MANDATIT TE PARE!!!!

Lushingabarbullushi 28/10/2020 20:10

Po ju se kuptoni se Rama po lufton qe te mos hapen megociata! Sepse ai vjedh me kollaj.

Shto koment

Denonco