Peka: Topalli është në të drejtën e saj, lëvizja e saj nuk ka efekt

Peka: Topalli është në të drejtën e saj, lëvizja e saj nuk ka efekt

19:42, 28/10/2020
A+ Aa A-

Gazetari dhe analisti Çim Peka, duke folur në edicionin e lajmeve të mbrëmjes në SYRI TV përballë moderatores Juli Krisafi, komentoi lëvizjen e re politike të ish-nënkryetares demokrate, Jozefina Topalli.

“Nuk më duket se ka një linçim ndaj Topallit. Ajo ka të drejtën e saj që të bëjë çdo lëvizje politike. Por nuk kanë të drejtë t’u kërkojnë të tjerëve të mos jenë kritikë dhe dyshues ndaj tyre".

"Ka një tezë që kjo është një lëvizje e Ramës për të dobësuar opozitën. Teza e dytë është se këto janë veprime për inat të Bashës. Të dyja mund të qëndrojnë. Cilado qoftë teza, rezultati është një: çdo votë për ta, është votë e humbur. Ndaj çdo vote të humbur, përfitues është Edi Rama,” tha Peka.

“Topalli dhe Patozi nuk janë votë gri. Nuk kanë qenë fytyra paqësore në pushtet, ndaj nuk prekin votën gri. Por edhe votën e militantëve, me 7 vite heshtje ndaj Edi Ramës, nuk e marrin. Unë si kritikues në vitin 2017 ndaj Bashës, e shoh veten të humbur kur shoh që personazhet që la jashtë, i japin të drejtë atij,” tha Peka.

“Në këtë parti, të gjithë i kanë marrë dhuratë nga Sali Berisha dhe nuk kanë fituar asgjë”, theksoi Peka.

“Nëse do ishin të sigurt te humbja e Bashës, do prisnin dhe do ia merrnin partinë nesër. Dalja e tyre në këtë moment, më lë të kuptoj se kjo opozitë i ka të gjitha shanset që të vijnë në pushtet.

Fati i Bashës është që ata që konsideroheshin kundërshtarët e tij në parti, nuk e kanë luftuar duke bërë opozitë më shumë se ç’ka bërë ai, por duke e sulmuar atë më shumë. Basha zhvlerësohet duke bërë opozitë më shumë se ai ndaj Ramës. Në të kundërt je i humbur,” tha Peka.

Ai dha edhe një detaj nga viti 1997, kur duhej të zgjidheshin nënkryetarët e Kuvendit dhe PD propozoi emrat e Pjetër Arbnorit dhe Jozefina Topallit.

“Socialistët zgjodhën Topallin si nënkryetare në vend të Pjetër Arbnorit. Ajo e ka filluar karrierën me votën e socialistëve,” tha Peka.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Daj Jaku29/10/2020 09:01

Basha nuk ja mohoi Ina Topallit kandidimin për deputete, ajo kandidoi normalisht dhe ishte në grupin e parë të të zgjedhurve. Mirëpo Ina nuk ishte dakord me vendimin e PD që parashikon deklarimin e pasurisë të kandidatëve për deputet, prandaj u tërhoq nga gara. Si do ti justifikojë Ina të gjithë ato pasuri të vëna vetëm me punën si politikane, të gjitha ato apartamente kart e poshtë, ato vila nëpër Razëm etj, fëmijët nëpër shkolla, etj? Rroga si deputete apo fitimet e burrit marangoz-noter janë të deklaruara dhe nuk mjaftojnë. Prandaj iku me bishtin ndër shalët (e shkurta). Ky është sebepi i fasadës për vetëtërheqjen nga kandidimi në PD i Ina Çoba Topallit. Arësyeja kryesore është e thellë, shumë shumë e herëshme, fillon qe nga fëmijëria e rinia, me adoptimin e Inës në familjen e ndyrësirës së DPB të Shkodrës, Rasim Kuqi, haleja e sigurimit, ku ajo u rrit si motër me vajzën e Rasimit dhe gruas së tij, Gruaja e Rasimit njëkohësisht tezja e gruas së Sul Bushatit, sekretarit të parë të Partisë Punës në Shkodër. Aty është lidhja e Inës me PPSH, me sigurimin e shtetit, me Ditmir Bushatin që e punësoi Inën dhjepllomate të Rilindjes në Mal të Zi. Ina Çoba dhe familjarët e saj nuk kanë punuar asnjë ditë në prodhim në kohën e komunizmit, me shumë lezet ato janë rregulluar nëpër zyra të ndërmarrjeve prodhuese, si ekonomistë të mesëm ose normistë, si shpërblim për shërbimet e fshehta bdaj rregjimit. Të zinjtë e ullirit i kanë hequr familjarët e burrit të Inës, para se të martohej, por Ina i konsideron si të sajat. Që në momentin që Ina u lidh me Lorenc Lukën dhe mori fuqinë në PD të Shkodrës, ajo ka punuar fuqimisht për për spastrimin e PD Shkodër nga demokratët e vërtetë, nga të persekutuarit e vërtetë shkodranë nga komunizmi, ajo ka punuar fuqimisht për të denigruar figurat e mëdha intelektuale të antikomunizmit shkodran sikurse Guraziu në fillim dhe Gurakuqi tashmë në fund. Partia Demokratike në Shkodër nuk humbet asnjë votë në Shkodër nga vetëshporrja e Inës, ajo merr vetëm votat e familjes së vet dhe të familjes adoptive Kuqi Bushati, të cilët nuk votojnë Rilindjen. U pastrua dhe një ****.

Sulo28/10/2020 21:47

Po ja dinin pseudonimin se vete ja kishin vene " desinjatore", bashkepunetore e sigurimit te shtetit.Prandaj zgjodhen topallin e tyre.

t28/10/2020 20:41

Plakat qe kerkojne te behen te reja ne pleqeri,behen akoma me te shemtuara nga çkane qenë.

Gimi28/10/2020 20:16

Edhe po të ishin pjesë të listës këta personazhe nuk do fitonte.Asnjë nga këta personazhe nuk konkuroi kundër Bashës.Ça duan këta tani.Janë veçse mjeranë.

Shto koment

Denonco