Lajmi i fundit

10 fakte dhe ‘rastësitë domethënëse’ që provojnë përfshirjen e Olsi Ramës në dosjen ‘Xibraka’

Nënshtetësia/ Peka: Rama nuk e ka me Metën, e ka me Kosovën

Nënshtetësia/ Peka: Rama nuk e ka me Metën, e ka me Kosovën

19:33, 28/10/2020
A+ Aa A-

Gazetari dhe analisti Çim Peka, i ftuar në edicionin e lajmeve të mbrëmjes në SYRI TV, komentoi thirrjet e shumta të Brukselit për Edi Ramën që të mos kalojë ndryshimet në Kodin Zgjedhor.

“E gjitha Europa po ia bën të qartë Edi Ramës: mos prish konsensusin. Rama po e bën të qartë se nuk ka asnjë interes për aspiratat e anëtarësimit të Shqipërisë në Europë. Ky njeri po kërkon vetëm pazar. Ai shans të fitojë zgjedhjet nuk ka. Atij nuk i duhet dhënë asnjë shans për pazar.

Të gjitha qeveritë në botë po bien nga pandemitë. Ky do të shkojë drejt një mbyllje të dytë që të heqë për pak muaj mundësinë për të reaguar ndaj tij,” tha Peka.

Ai komentoi edhe debatin e ndezur nga mediat pranë qeverisë për nënshtetësitë e dhëna nga presidenti Ilir Meta.

“Kryeministri është çmendur. Nuk e ka me Ilir Metën. E ka me Kosovën. Ka ngritur një furtunë për nënshtetësinë, ndërkohë që Hashim Thaçi në krah të Ilir Metës i kërkoi atij që të jepte nënshetësinë për shqiptarët e Kosovës që nuk lëviznin dot pa viza. Ai ka pajisur stafin e Thaçit dhe diplomatët kosovarë për të lehtësuar lëvizjen, tani sulmohet për këtë çështje.

Nuk ka dhënë nënshtetësi për kinezët, kjo mund të mërzisë Olsi Ramën, por për këtë nuk është fajtor.

Nuri Seferi nuk ka pranuar që të boksojë pa nënshtetësinë shqiptare. Kampioni i botës ka boksuar me flamurin e Shqipërisë. Era Istrefi nuk mund të këndonte në Moskë pa nënshtetësinë e Shqipërisë. Gent Cekaj dhe Besa Shahini kanë marrë nënshtetësinë për t’u bërë ministra,” tha Peka.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco