‘Stela Gugalli është nën presionin e mafias, SPAK të reagojë’

‘Stela Gugalli është nën presionin e mafias, SPAK të reagojë’

13:30, 28/10/2020
A+ Aa A-

“Një nga personat kyç për hetimin e inceneratorëve, është vënë nën presion nga mafia”.

Ky denoncim u bë dje nga kreu i opozitës Lulzim Basha, i cili përsëriti edhe një thirrjen ndaj Strukturës së Posaçme Antikorrupsion që të hetojë kontratat për inceneratorët e Tiranës, Fierit dhe Elbasanit.

Basha paralajmëroi SPAK se nëse një nga të dyshuarit largohet, atëherë përgjegjësia është e tyre.

“Ka më shumë se një javë që i kërkoj SPAK-ut, të nisë hetimet e vërteta për vjedhjen e 75 milionë eurove, nga mafia e plehrave me inceneratorët, në bashkëpunim me grupin e strukturuar kriminal në qeveri.

Sipas informacioneve që kanë mbërritur, një nga personat kyç për këtë hetim, Stela Gugalli është vënë në presion nga mafia e plehrave.

Ndaj, dua t’i përsëris sot SPAK-ut, të ndërmarrë urgjentisht veprimet hetimore, për këtë aferë mafioze. Të nisë urgjentisht, pyetjen e të të dyshuarve kryesorë, të përfshirë në këtë aferë dhe nëse është e nevojshme të përdorë mekanizmat ligjorë për mbrojtjen e çdo dëshmitari kyç, që ka dijeni për këtë aferë para se t’i ikin në drejtim të paditur. Siç ishte rasti me korrupsonin e Ardi Çelës, që është zhdukur shefja e kabinetit para se të dilte urdhër arresti, e siç uroj të mos jetë rasti as me Stelën e inceneratorëve dhe as me dëshmitarë të tjerë kyç, në këtë aferë mafioze, ku largimi në drejtim të paditur mund të jetë shumë më tragjike seç e mendojmë ne.

E paralajmëroj sot SPAK-un, se nëse të pandehurit dhe të dyshuarit kryesorë, të kësaj afere ikin në drejtim të paditur, nuk është për shkak objektiv, por është për shkak të përgjegjësisë së tyre dhe avashllëkut misterioz, me të cilin po trajtojnë një aferë, që duhet sot të ishte zbërthyer dhe ku të pandehurit kryesorë jo duhet të ishin pyetur, por duhet të ishin në arrest.

Pikërisht për të shmangur kërcënimin e dëshmitarëve apo zhdukjen e tyre në drejtim të paditur, pikërisht për të shmangur vazhdimin e vjedhjes sepse vetëm në këto javë që kemi shpallur planin me 5 pika për të ndihmuar shëndetin e shqiptarëve, ky grup i strukturuar kriminal ka vazhduar të marrë taksat e shqiptarëve nga buxheti i shtetit, nga buxheti i lodhur dhe i rraskapitur i shtetit, dalin miliona për mafien e plehrave,” tha Basha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco