Meta me ambasadoren franceze: Shqipëria, fatkeqësisht shumë larg përmbushjes së kushteve

Meta me ambasadoren franceze: Shqipëria, fatkeqësisht shumë larg përmbushjes së kushteve

12:56, 28/10/2020
A+ Aa A-

Presidenti Ilir Meta i ka shprehur shqetësimin Ambasadores së të Francës në vendin tonë që Shqipëri është ende shumë larg përmbushjes së kushteve që kërkohen për zhvillimin e Konferencës së Parë Ndërqeveritare, pasi kushti i parë kyç, reforma zgjedhore konsensuale, u prish nga mazhoranca. 

Meta pati një takim me Ambasadoren, Sh.S.Znj. Elisabeth Barsacq, e cila i paraqiti Letrat Kredenciale.

"Vlerësova marrëdhëniet shumë të mira tradicionale dhe politike me Francën, - tregoi Presidenti në Fb - dhe e falënderova për mbështetjen e pakursyer e të sinqertë të dhënë në avancimin e Shqipërisë në procesin e integrimit europian. Theksova se vendimi politik i Këshillit Europian i marsit për çeljen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut është një mundësi historike për përparimin drejt Bashkimit Europian.

Vura në dukje se, fatkeqësisht, Shqipëria është ende shumë larg përmbushjes së kushteve që kërkohen për zhvillimin e Konferencës së Parë Ndërqeveritare, pasi kushti i parë kyç, reforma zgjedhore konsensuale, që do duhet t’i paraprijë zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, u prish në mënyrë të njëanshme nga mazhoranca me ndryshimet e njëanshme të Kushtetutës dhe Kodit Zgjedhor.

Inkurajova rritjen e investimeve franceze në Shqipëri dhe, në këtë kuadër, shpreha besimin se hyrja në fuqi e Marrëveshjes me Agjencinë Franceze të Zhvillimit (AFD), do t'i japë një shtysë të rëndësishme projekteve zhvillimore në vendin tonë," ka përfunduar Meta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco