Skandali në KLGJ: Si u diskriminuan gjyqtarët e rinj që s'kishin në ballë 'vulën e Rilindjes'

Skandali në KLGJ: Si u diskriminuan gjyqtarët e rinj që s'kishin në ballë 'vulën e Rilindjes'

12:33, 28/10/2020
A+ Aa A-

Ish-Kryeministri Sali Berisha e ka konsideruar si skandalin më të ri të qeverisë, emërimin e 19 gjyqtarëve të rinj dhe ka akuzuar Ministren e Drejtësisë Etilda Gjonajnpër diskriminimin e atyre “që nuk kishin në ballë”, vulën e Rilindjes.

“Skandali i fundit! – ka shkruar Berisha në Fb. - Ky është vendimi i fundit i KLGJ-së së Partisë dhe kryetares antikushtetuese!  Disa gjykatës, prurje e fondacionit “Qemal Stafa”, janë më të barabartë se të tjerët. Ata ishin pranuar në Shkollën e Magjistraturës pa konkurs, në kundërshtim me ligjin dhe në kundërshtim me ligjin u emëruan pa shpallje të vendeve dhe të renditjes. Ndrikull kryetarja zbaton në KLGJ, kodin e Mafies," thekson Berisha. Në vijim, ish-kryeministri ka publikuar këtë denoncim qytetar:

Përshëndetje doktor!

Dje Këshilli i Lartë Gjyqësor procedoi me emërimin e 19 gjyqtarëve të rinj.

Për 13 prej tyre, të cilët kishin fituar konkursin në bazë të meritës, Këshilli zbatoi formalisht ligjin. Shpalli vendet dhe zbatoi renditjen në bazë të meritës, ndërsa për 6 të tjerët, të cilët kishin hyrë në Shkollën e Magjistraturës si rezultat i përzgjedhjes nga ana e Ministrisë së Drejtësisë, nuk u respektua asnjë procedurë ligjore, madje këta kanë kryer edhe një cikël më të shkurtër studimesh, dyvjeçar.

Për këta të gjashtë as nuk u shpallën vende, as nuk u respektua as edhe një procedurë formale ligjore. Këta u emëruan ilegalisht, kuptohet duke iu rezervuar vende të preferuara dhe duke diskriminuar 13 të tjerët, të cilët nuk kishin në ballë vulën e Rilindjes. Kështu këta u emëruan në gjykata si Kavajë, Kurbin, Lushnjë, Vlorë pa asnjë garë dhe ilegalisht madje edhe natën u shpallën emërimet.

Për 13 magjistratët e meritës dhe jo të Partisë u rezervuan gjykata të largëta si Tropoja, Përmeti apo Saranda.

Kurse 6 të tjerët kanë hyrë në Shkollën e Magjistraturës mbasi më parë janë rekrutuar nga fondacioni “Qemal Stafa” si ndihmës ligjorë në gjykatat administrative nga ana e Ministrisë së Drejtësisë dy vjet më parë, pra më 2018.

Për këta nuk pati asnjë procedurë transparente, as shpallje të vendeve as shpallje të renditjes. Ky është rezultati më i fundit i Reformës së dështuar në Drejtësi ku dora e Rilindjes bën përzgjedhjet dhe emërimet. Ditë të mbarë doktor dhe Zoti të dhëntë jetë e shëndet!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco