Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Vokshi publikon VIDEON: Kur Rama u premtonte pagat naftëtarëve

Vokshi publikon VIDEON: Kur Rama u premtonte pagat naftëtarëve

12:39, 28/10/2020
A+ Aa A-

Ish-deputetja demokrate, Albana Vokshi publikoi videon ku kryeministri Edi Rama u premtonte naftëtarëve pagat e prapambetura.

“Edi Rama të heqë dorë nga presioni mbi gratë greviste në Ballsh. Askush s’i beson më atij, pasi ka shkelur disa herë premtimin për rihapjen e rafinerisë dhe marrjen e pagave të prapambetura.

Në 17 shtator, naftëtarët e Ballshit ishin para dyerve të qeverisë në Tiranë për të kërkuar dialog. Edi Rama nuk i përfilli. I la burra e gra të pashpresë me arrogancën e një kryeministri që nuk di çfarë do të thotë të mos kesh mundësi t’u japësh darkë fëmijëve.

Gratë greviste në Ballsh janë në të drejtën e tyre.

Harbutëria dhe cinizmi i Edi Ramës, që u vendos kushte grevisteve për t’i mashtruar prapë, është fytyra e korrupsionit që shkatërron jetët e shqiptarëve.

Edi Rama ka vetëm një rrugë me grevistët: T’u paguajë djersën e vjedhur deri në qindarkën e fundit,” shkruan Vokshi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco