Lajmi i fundit

LIVE/ Bylykbashi, Kaso dhe Çupi, konferencë për media në PD

Pandemia/ Rama i përgjigjet Metës: Mos i fut hundët në këto punë

Pandemia/ Rama i përgjigjet Metës: Mos i fut hundët në këto punë

09:42, 28/10/2020
A+ Aa A-

Kryeministri Edi Rama reagoi ndaj një letre publike të presidentit Ilir Meta për situatën e koronavirusit në vend.

'Ilir ti s'ke asnjë kompetencë të fusësh hundët në punët e ekspertëve për menaxhimin e situatës mjekësore! Si fillim mos dil vetë pa maskë nga shtëpia, mblidh edhe partinë tënde që të mos bëjë thirrje histerike kundër maskës dhe shiko punën që ke se vetëm atë s'po bën prej kohësh!

Ekspertët janë ata që vendosin për hapat që duhen ndërmarrë çdo ditë në bazë të strategjisë së vjeshtë-dimrit. Rritja e numrave është brenda parashikimeve dhe ne duhet të shmangim me çdo kusht një mbyllje të re, prandaj secili, ti i pari, duhet të zbatojë rregullat e thjeshta!

Ministrja e Shëndetësisë meriton përkrahje pa rezervë për punën e palodhur që po bën, siç e meritojnë ekspertët dhe padiskutim mjekët e infermierët që po shkëlqejnë prej muajsh në këtë luftë, ku e tërë bota po vuan nga të njëjtat probleme e dilema të mëdha vendim-marrëse!" shkruan Rama.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptari28/10/2020 12:14

ÇFARË FJALORI RRUGAÇËROR NDAJ PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS DHE JO ILIRIT!!! ILIR, MOS FUT HUNDËT.... MINISTRJA E SHËNDETËSISË VERTETË MERITON MBËSHTETJE PËR HAJDUTERITË E TUA SKANDALOZE!! ME TË VËRTETË QË TY MINISTRESHA DHE MINISTRA TË TILLË TË DUHEN, QË TË VJEDHËSH ME DUART E ATYRE. ATA KANË PËR TA NGRËNË, NË FAKT, SE TI NUK KE FIRMOSUR ASGJË. ATA DO TË PËRFUNDOJNË NË BURG DHE T'I TË DALËSH PA U LAGUR!

t28/10/2020 09:57

Ai qe, jo vetem nuk po ben pune por edhe po ja nxin jeten shqiptareve,je ti mor bq indyre,dhe mallku qofshin shqiptaret po nuk ta nxorren shpirtin prej bythe

Shto koment

Denonco