'Pandemia drejt katastrofës'/ Meta i shkruan Ramës dhe Manastirliut

'Pandemia drejt katastrofës'/ Meta i shkruan Ramës dhe Manastirliut

09:18, 28/10/2020
A+ Aa A-

Presidenti Ilir Meta ka publikuar nje letër me disa pyetje për situatën e pandemisë në vend, që ai i ka drejtuar Ministrisë së Shëndetësisë dhe për dijeni Kryeministrit, në kushtet kur situata po përkeqësohet. Meta shkroi sot në Fb:

"Nisur nga përkeqësimi i dukshëm i situatës së pandemisë COVID-19, me shtim të numrin të personave të infektuar, e fatkeqësisht me rritje edhe të numrit të qytetarëve të cilën kanë humbur jetën, shtrohet si domosdoshmëri një rivlerësim tërësor i situatës dhe masave të marra në raport me të, duke konsideruar edhe afrimin e stinës së ftohtë, si një tjetër faktor rëndues.

Me përshkallëzimin e krizës së rëndë politike e institucionale, veçanërisht pas shkeljes brutale e të njëanshme të Marrëveshjes konsensuale të 5 Qershorit, situata e pandemisë pritet të përkeqësohet drejt një katastrofe, që duhet parandaluar në kohë.

Në këto kushte, po bëj publike letrën zyrtare që i kam dërguar ministres së Shëndetësisë, për dijeni Kryeministrit ende në detyrë dhe Kryetarit të Kuvendit."

LETRA E PRESIDENTIT:

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco