Lajmi i fundit

LIVE/ Kreu i PD, Sali Berisha takim me drejtuesit e Departamenteve

Altin Zaloshnja: 40 % e amerikanëve kanë votuar, ku gabojnë sondazhet

Altin Zaloshnja: 40 % e amerikanëve kanë votuar, ku gabojnë sondazhet

23:24, 27/10/2020
A+ Aa A-

Në lidhje të drejtëpërdrejtë me A-Show në Syri Tv, Altin Zaloshnja, Shef i Departamentit të Studimeve Sociale në Utica Community Schools, ka komentuar edhe atë që po ndodh në Amerikë dhe sidomos me sondazhet dhe sidomos sa të bazuara janë këto sondazhet në një nga garat më të egra presidenciale të të gjithë historisë midis Trump dhe Biden.   

‘Është e vërtetë kjo që thua. Pas vitit 2016, dhe gabimeve që u bën në sondazhe, kompanitë filluan që merren me sondazhet u përpoqën të kuptonin se ku ishte bërë gabimi.

U bënë analiza, studime, por në përfundim fare kur gjithë procesi u ezaurua dhe u panë të gjitha anët, shumë prej atyre arritën të gjenin se sa do të dilte rezultati përfundimtar në rang kombëtar. 

Por nëse do shikojmë si mbaroi gara, Klinton kishte 2.8 milion vota më shumë, që po ta përkthejmë ishte 2.1 përqind më shumë se Trump.

Ajo që kompanitë nuk e gjetën ishte rezultati në shtete specifike, për shkak të sistemit që ka Amerika.

E gjeti vetëm një kompani që ka vërë edhe tani një sondazh.

Ku në Miçigan dhe Florida ka nxjerrë fitues Trump, kurse në Pensilvani ka nxjerrë Biden me dy pikë.’

Sipas studiuesit Zaloshnja, aktualisht një pjesë dërrmuese e votuesve kanë votuar në një nga garat më të nxehta presidenciale.

‘Aktualisht janë 65 milion njerëz që kanë votuar.

Dhe kjo është gati 40 përqind e njerëzve që votuan në vitin 2016.

Njerëzit po votojnë në mënyrë fantastike,

Dhe sidomos po votojnë në shtete kur po zhvillohen beteja të forta, që janë 12 të tilla.

Teksasi në momentin që po flasim kanë votuar 7.3 milion njerëz.

Ndërkohë që në vitin 2016 votuan 8 milion njerëz.

Kjo tregon se çfarë uragani po afrohet në kutitë e votimit.

Polariteti që kanë këto zgjedhje nuk kam parë ndonjëherë, në histori.’

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco