Klara Buda: Fëmijët myslimanë në Francë mësojnë lutje që në moshën 3 vjeçare, ja pse ndërhyri Macron

Klara Buda: Fëmijët myslimanë në Francë mësojnë lutje që në moshën 3 vjeçare, ja pse ndërhyri Macron

22:21, 27/10/2020
A+ Aa A-

Klara Buda, gazetare e cila jeton dhe punon në Francë ka komentuar për A-Show, edhe atë që po ndodh në këtë vend pas vrasjes makabre të një mësuesi nga një prind i radikalizuar, pasi mësuesi ekspozoi në klasë karikaturat e Profetit Muhamed. E pyetur nga gazetari Adi Krasta se çfarë problem kanë në Francë që vazhdojnë të ngulmojnë në publikimin e këtyre karikaturave, Buda u shpreh se problem është edhe më I thellë dhe ka të bëjë me edukimin kulturor të fëmijëve të emigrantëve myslimanë.     

‘Nuk do të thoja që është këmbëngulje e francezëve. Unë do ta përshkruaj Charlie Hebdo si një revistë humoristike, siç ka qenë në kohën tonë ‘Hosteni’.

Charlie Hebdo ka shpesh herë një humor hermetik dhe nuk ëstë një revistë që blihet në masë nga francezët.

Problemi është që ajo është një revistë humoristike dhe shteti francez nuk e koncepton dot të mbyllë një revistë sepse liria e shprehjes është e padiskutueshme.

Nuk ndodh që sa më shumë irritohen besimtarët myslimanë, aq më shumë do mbyllen këto revista.

Nuk do të thotë që është konflikt.

Është një problem në rritje.

Ky u bë më evident kur Franca doli që është vendi i parë evropian me nënshtetas të ISIS.

Ose kur u vranë karikaturistët e Charlie Hebdo.

Pra aty doli që këta njerëz të rritur në Francë, janë kthyer kundër Francës.

Dhe këtu problem u bë më i dukshëm.

Së fundmi është edhe vendimi i Macron, që arsimi në tre vjeç të jetë i detyrueshëm për të gjithë.

Sepse çfarë ndodhte.

Prindërit emigrantë myslimanë nuk i çonin fëmijët tre vjeç në shkollë.

Këto fëmijë, që janë rreth 50 mijë nga mosha 3-6 vjeç, shkojnë në disa çerdhe u mësojnë lutje.

Tani ky fëmijë kur shkon në shkollë është komplet i edukuar ndryshe nga një francez natyral.’

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Kryqezata 27/10/2020 22:40

Duhet nje kryqezate e dyte ndryshe nuk ka shpetim

Shto koment

Denonco