Redi Ramaj: Fusha i pagoi hotelin në Spanjë, gjykata pushoi arbitrarisht çështjen ndaj Arbi Maznikut

Redi Ramaj: Fusha i pagoi hotelin në Spanjë, gjykata pushoi arbitrarisht çështjen ndaj Arbi Maznikut

21:59, 27/10/2020
A+ Aa A-

Në lidhje direkte me A-Show në Syri Tv, avokati Redi Ramaj, ka komentuar edhe vendimin e prokurorisë për të pushuar çështjen ndaj nënkryetarit të Bashkisë së Tiranës, Arbian Mazniku, pasi ky i fundit u kallëzua nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit për konflikt interesi dhe abuzim me detyrën, pasi u provua që hotelin e tij në Spanjë e kishte paguar firma ‘Fusha’ e lidhur me kontrata me Bashkinë e Tiranës.

‘Jemi para një vendimi që Gjykata ka pushuar procedimin penal.

Për çudi nga ajo që kam parë, por edhe nga aktivistët e Mbrojtjes së Teatrit që e kanë ndjekur në rrugë gjyqësore, kërkesa e prokurorisë ishte fillimisht për të pushuar çështjen dhe ka paraqitur një kërkesë për ta çuar në SPAK.

Gjykata në fakt ka vendosur ta pushojë çështjen pa e shqyrtuar në themel, pra ka pranuar në mënyrë të çuditshme, pushimin e procedimit penal.

Ndërkohë që këtu ka vepër penale.

Duke para të gjithë procedimin penal, kemi të bëjmë me një rast me një kompani që ka marrë miliona euro nga Bashkia e Tiranës dhe në një rast të çuditshëm paguan dhomën e hotelit të njërit prej zyrtarëve të lartë të saj.

Dhe kjo është e vërtetuar ku me kartën e kreditit të z. Fusha është paguar dhoma e hotelit të drejtuesit të Bashkisë. Ajo që bie në sy është se ka thënie kontradiktore midis Arbian Mazbinit dhe Fushës, të cilët në organin e prokurorisë kanë dhënë dëshmi të ndryshme.

Pra duket qartë që ka vepër penale.

Prej vitesh po flitet për një përmirësim të drejtësisë së re, por fatkeqësisht nuk po reflektohet në organet e drejtësisë së re.

Po të marrim rastin e gjyqtarëve që u ndëshkuan pasi shkuan panë një ndeshje El Classico, nuk mundet që një gjykatë tjetër të bëjë të kundërtën.

Dhe madje për një rast më të pastër se ai i gjykatësve.

Sepse këtu është provuar pagesa nga një kompani që merr para nga Bashkia e Tiranës, ndryshe nga rasti i gjyqtarëve.’

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco