Miliarda euro/ Soko: Ja kontributet e munguara në ekonominë shqiptare

Miliarda euro/ Soko: Ja kontributet e munguara në ekonominë shqiptare

21:34, 27/10/2020
A+ Aa A-

Ekonomisti Pano Soko, i ftuar në emisionin e Adi Krastës në SYRI TV, bëri disa përllogaritje për kontributet e munguara në ekonominë shqiptare për shkak të largimit masiv të shqiptarëve.

Ai tha se në Shqipëri gjatë këtyre viteve të fundit janë larguar 280 mijë persona nga pjesa më aktive e shoqërisë, ata që janë në gjendje për të dhënë shumë në tregun e punës. Bëhet fjalë për 280 mijë persona të datëlindjes 1978-1986.

“Na mungojnë 2 miliardë euro nga mungesa e tyre. Bëhet fjalë për të paktën 7 mijë euro në vit. Pra 18 përqind e GDP-së. Do duhen katër vite për të rikuperuar këtë mungesë,” tha ai.

Sipas tij, janë 30 mijë sipërmarrës shqiptarë në Itali. Ndërkohë që shqiptarë të punësuar në Itali janë 250 mijë.

“Janë 400 mijë persona të ikur nga viti 2014-2019. Po ikin njerëz të mirëakomoduar në tregun e punës. Po ikin mjekë të mirë, inxhinierë,” tha Soko.

“Vetëm konsumi i munguar vjetor shkon në 1.2 miliardë euro në vit. Pra nuk po llogariten gjërat e tjera,” tha Soko.

Në fund ai e mbylli me një shifër, duke theksuar se në vitin 1991 kanë lindur 82 mijë fëmijë. Kurse vitin e fundit kanë lindur 28 mijë fëmijë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco