Rama shkaktoi emergjencën e mbeturinave që të përfitonte Klodian Zoto

Rama shkaktoi emergjencën e mbeturinave që të përfitonte Klodian Zoto

19:34, 27/10/2020
A+ Aa A-

Dokumenti i datës 11 qershor 2020 zbardh skemën se si qeveria detyroi Durrësin të sjellë mbetjet në Tiranë. Në këtë dokument që mban firmën e kryeministrit Edi Rama vendoset mbyllja e landfillit të Porto-Romanos dhe ndërtimi i një “Eko-Parku” në atë zonë nga ish-ortaku i Klodian Zotos. Pas këtij vendimi, i cili nuk përcakton një pikë tjetër për depozitimin e mbeturinave, Bashkia e Durrësit është vënë nën presion qeveritar për t’i transferuar mbetjet në inceneratorin e kryeqytetit, i cili drejtohet me një kontratë koncensionare nga “Integrated” e biznesmenit Klodian Zoto

SYRI TV

Këshilli Bashkiak i Durrësit ka identifikuar vendimin e kryeministrit Edi Rama për mbylljen e landfillit të Porto-Romanos dhe ndërtimin e një “Eko-Parku” në atë zonë nga ish-ortaku i Klodian Zotos, si shkakun kryesor për shpalljen e emergjencës së mbeturinave në qytet.

Në një dokument të miratuar në 11 qershor 2020, Këshilli Bashkiak i Durrësit vendosi “shpalljen e emergjencës në fushën e menaxhimit të mbetjeve”.

Sipas Këshillit Bashkiak, emergjenca e mbetjeve është rrjedhojë, ndër të tjera, edhe e vendimit të Këshillit Kombëtar të Territorit nr. 6, datë 13.01.2020 “Për miratimin e lejes infrastrukturore; Mbyllja e vend-depozitimit të mbetjeve të ngurta dhe ndërtimi i Eko-Park Durrës”, të nënshkruar nga kryeministri Edi Rama.

Nëpërmjet atij vendimi, Këshilli Bashkiak autorizon drejtuesit e bashkisë së qytetit që të negociojnë me Ministrinë e Infrastrukturës dhe Agjencinë Kombëtare të Mbetjeve, për të gjetur zgjidhje emergjente dhe efikase për depozitimin dhe përpunimin e mbetjeve të Durrësit dhe zonave përreth.

Landfilli i Porto-Romanos ishte pika më e madhe e vendgrumbullimit të mbetjeve në qytetin e Durrësit. Duke filluar nga viti 2017, Bashkia e Durrësit e drejtuar nga Vangjush Dako, e mbështetur nga qeveria dhe media pranë saj, ngritën alarmin e ndotjes mjedisore për shkak të mungesës së përpunimit të mbetjeve.

Në vitin 2019, kryeministri Edi Rama shpalli projektin për mbylljen e landfillit të Porto-Romanos dhe shndërrimin e tij të një Eko-Parku.

Megjithatë, Rama nuk dha një zgjidhje për sigurimin e një vend-grumbullimi të ri të mbeturinave, megjithëse Bashkia e Durrësit këmbënguli për një zgjidhje në këtë drejtim.

Në dhjetor 2019, me një procedurë tërësisht të dyshimtë, Agjencia Kombëtare e Ujësjellës-Kanalizime dhe Mbetjeve (AKUM), zhvilloi tenderin e mbyllur për shndërrimin e landfillit të Porto-Romanos në një Eko-Park.

AKUM ia kaloi kontratën një bashkimi operatorësh, pjesë e të cilit është kompania italiane “De Mare” srl, një bashkëpunëtore e Klodian Zotos në ndërtimin e inceneratorit të Sharrës, në Tiranë.

Pas mbylljes së landfillit të Porto-Romanos dhe sidomos pas mungesës së përcaktimit të një vendi të ri për depozitimin e mbeturinave, Bashkia e Durrësit është nën presion qeveritar për t’i transferuar mbetjet në inceneratorin e kryeqytetit, i cili drejtohet me një kontratë koncensionare nga “Integrated” e biznesmenit kontrovers Klodian Zoto.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco