Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Ndërkombëtarët kundër Ramës/ Kashau në SYRI TV: Po sakrifikon të ardhmen evopiane për interesat e tij

Ndërkombëtarët kundër Ramës/ Kashau në SYRI TV: Po sakrifikon të ardhmen evopiane për interesat e tij

17:56, 27/10/2020
A+ Aa A-

Në Intervista e Ditës, i ftuar në studion e SYRI TV me moderatoren Armela Ferko, ka qënë Arben Kashau, Sekretar për Marrëdhëniet me Jashtë në PD.

Temë e kësaj interviste ishte reagimi ndërkombëtar kundër Edi Ramës për ndryshimet në Kodin Zgjedhor.

Sipas Kashaut, mazhoranca refuzoi ‘Venecian’dhe marrëdhëniet janë duke u komplikuar me BE-në.

‘Kanë folur zërat me të lartë të Kominisionit Evropian dhe jo një figurë. Marrëdhëniet janë duke u komplikuar me BE-në. Sa kohë që Rama është në qëveri ne do ti largohemi BE-së. Komisioni ka folur qartë por edhe Rama ka folur qartë. Shtetet kanë investuar për Kodin Zgjedhor, pasi kanë ulur palët në tavolinë dhe kanë përshëndetur arritjet e kësaj tavoline në Këshillin Politik. Ata po mbrojnë jo vetëm investimin e tyre por edhe qytetarët shqiptarë pasi presin që Shqipëria të antarësohet në BE’.

Qëndrimi kundër ndaj BE-së i Ramës, a tregon një flirtim tjetër të kryeministrit?

‘Rama nuk ka arritje të bujshme apo spektakolare, apo njohje dhe raporte që mund ti bejnë hije BE-së. Këto biseda të Ramës nuk I kalojnë kufijtë e vendit. Rama nuk po e kundërshton BE-në se ka mbështetjen e një fuqie tjetër. Arsyeja është se Rama po mbron veten dhe interesin e tij. Ai po ndryshon rregullat e zgjedhjeve pak muaj para zgjedhjeve për interest ë tij. Rama po sakrifikon të ardhmen evropiane për interesat e tij. Është I gatshëm të sakrifikojë gjithcka për fatin e zgjedhjeve të ardhshme. Të gjitha raportet ndërkombëtrer në të gjitha fushat tregojnë regresin e Shqipërisë. Shqipria etiketohet si vendi i të gjitha raporteve negative në të gjitha fushat. Kjo është kosto edhe e Ramës. Nuk e pret asnjë prej drejtuesve kryesorë evopianë. Ramës I janë errësuar sytë por mmbase në llogaritë e tij okulte mbase I dalin mirë’ ka theksuar Kashau.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco