Bardhi: Për pushtetin e tij, Rama gati t’i shpallë luftë edhe BE-së

Bardhi: Për pushtetin e tij, Rama gati t’i shpallë luftë edhe BE-së

14:34, 27/10/2020
A+ Aa A-

Sekretari i Përgjitshëm i Partisë Demokratike Gzment Bardhi ka reaguar me një shenim në faqen e tij në facebook pas deklarimeve të kreut të qeverisë pas thirrjes së eksponentëve të politikës europiane pë të pritur opinionin e Komisonit të Vencias për kodin zgjedhor.

“Këmbëngulja arrogante e Edi Ramës në injorimin e apelit të Komisionerit për Zgjerimin në BE z. Oliver Varhelyi nxjerr zbuluar Kryeministrin autokrat që, për hallin e pushtetit të tij, është gati t’i shpallë luftë Shqipërisë dhe Bashkimit Europian”, Shkruan Bardhi.

Shqiptarët nuk do ta lejojnë këtë!

Ja postimi i plotë:

Shqipëria ka detyrimin që të bëjë zgjedhje me një ligj që është në përputhje me standartet ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, që është në përputhje me Kushtetutën e Shqipërisë. Pasi pengoi marrjen e ekspertizës së ODIHR, Edi Rama nuk duhet t’i trembet ekspertizës së Komisionit të Venecias.

Këmbëngulja arrogante e Edi Ramës në injorimin e apelit të Komisionerit për Zgjerimin në BE z. Oliver Varhelyi nxjerr zbuluar Kryeministrin autokrat që, për hallin e pushtetit të tij, është gati t’i shpallë luftë Shqipërisë dhe Bashkimit Europian. Shqiptarët nuk do ta lejojnë këtë!

Reforma Zgjedhore dhe zgjedhjet demokratike janë kusht për nisjen e bisedimeve të anëtarësimit në BE. Duke mos dëgjuar këshillën për të pritur Opinionin e Komisionit të Venecias, Edi Rama po tenton të marrë peng të ardhmen europiane të Shqipërisë dhe të hedhë në erë zgjedhjet e radhës.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco