Ismet Drishti i bën një pyetje 'shumë serioze', Basha: Ismet, paske marrë gjithë këtë rrugë kot!

Ismet Drishti i bën një pyetje 'shumë serioze', Basha: Ismet, paske marrë gjithë këtë rrugë kot!

12:45, 27/10/2020
A+ Aa A-

Kryetarit të PD-së, Lulzim Basha, i është drejtuar sot një pyetje nga gazetari dhe satiristi Ismet Drishti i "Zjarr TV" në konferencën e shtypit.

Ismet Drishti pyeti: “Mbrëmë morëm vesh nga zonja Rudina Hajdari, se ka një elektorat gri, rreth 970 mijë shqiptarë që nuk votojnë. Po nëse këta 970 mijë shqiptarë do të votonin Hajdarin ose të tjerë si ajo që kanë krijuar parti të reja,  ju a do të ishit gati të bashkonit votat me një Kryeministre si Hajdari?

Basha: Ismet qenke lodhur kot! Paske marrë gjithë këtë rrugë për këtë pyetje! Po u bënë zgjedhjet më 30 qershor, palo zgjedhje moniste. Nuk ishte opozita dhe pseudo-opozita nuk arriti të merrte vota. Shqiptarët e kanë treguar fare qartë se nuk janë budallenj. Kanë 30 vjet në këtë proces. Ta mbaroj të lutem...

Me 30 qershor në votimet moniste, opozita nuk mori pjesë, apo jo?! Pseudo-opozita, pa opozitën në fushë, e patë vetë se si doli. Tani besoj kjo mjafton për të dhënë përgjigje përfundimtare. Ndaj të mos harxhojmë kohë se koha në këtë krizë, nuk është flori, por shëndet. Le ta përqëndrojmë tërë energjinë tonë tek ato që kanë lidhje me shëndetin, jetën dhe ekonominë…

Drishti: Po në rast se 970 mijë shqiptarë vendosin me votue Hajdarin…a do ta bashkonit ju votën me të Kryeministre?

Basha: Këtë temë e trajton ti shumë më mirë në emisionet e mrekullueshme satirike. Këtu nuk jemi për satirë!/ar.sh/SYRI.NET

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

toni30/10/2020 13:20

Shqiptaret nuk shkojne te votojne se jane merzitur nga mashtrimet e pafundme nga te dy palet , vetem nese ju paguani borxhet neper dyqanet ushqimore ku jane zhytur si mos me keq do i detyroni qe te shkojbe te votojne.

ay 29/10/2020 13:11

saimir je i madh :D 30 vjet budallenj dhe prap kenaqen kur u thone nuk jeni budallenj ... e bukur kjo

skenderi29/10/2020 09:03

une nje gje nuk kuptoj pse fitoi rama ne 2013, ........nuk ka shpjegime dhe nuk jepen as aresye ,pse ndodhi katrahura ,.........kuptohet per njerzit e thjeshte se kallepet e tjera nuk ja kalojne keq,........

Tomy28/10/2020 18:06

Komunistet kan fillu me hudh trakte Parrulla: Te gjithe jan njesoj prandaj nuk ja vlen.... Por ç ndodh : Komunistet qe ne 4 te mjesit ne radh per ti dhen voten kumandantit... Te djathtet sa te na dal gjumi se kemi kohe.. Te pavendosurit kan lexu traktet nuk po votoj se isoj jane... Prap fiton komunisti..

saimir bushi28/10/2020 10:21

" SHQIPTARET NUK JANE BUDALLENJ" Ate qe ka ne mendje ta thot, e nuk e thote, eshte se : "Shqiptaret jane ketu e 30 vjet budallenj e shkuar budallenjeve" dhe e verteta keshtu tregon se shqiptaret kane besur te keta dhe mendon se do te besojne edhe tek ti , qe krekosesh sikur ke gelltitur jo OKLLAINE por bisht lopate . Uroj e shpresoj se shqiptaret te zgjohen nga gjumi e te te bejne dhurat ty dhe atij tjetrit nga nje bisht lopate

Shto koment

Denonco