Konjufca përplaset me Pekën për ‘reciprocitetin’: Kosova e Shqipëria do bëhen koloni të Serbisë

Konjufca përplaset me Pekën për ‘reciprocitetin’: Kosova e Shqipëria do bëhen koloni të Serbisë

21:08, 26/10/2020
A+ Aa A-

Nënkryetari i LVV, Glauk Konjufca, duke folur për Çim Peka LIVE, tha se Vetëvendosje hoqi taksën ndaj Serbisë, por ndaloi hyrjen e mallrave serbe në Kosovë. Ai tha se ky reciprocitet bëri që të tensionohen marrëdhëniet me Aleksandër Vuçiç dhe Richard grenell.

Sipas tij, Albin Kurti nuk refuzoi që të shkojë në Shtëpinë e Bardhë. “Reciprociteti pengoi takimin mes Vuçiç dhe Kurtit.  Grenell nuk e donte reciprocitetin,” tha Konjufca.

Ai u përplas me moderatorin Peka në lidhje me dokumentin e parashtruar në Uashington. Konjufca tha se Avdullah Hoti u tërhoq nga njohja reciproke. Kurse Peka tha se në dokumentin origjinal, në pikën dhjetë, thuhet njohje reciproke e minoriteteve dhe jo njohje reciproke mes vendeve.

“Është lënë me qëllim e dykuptimshme. Thuhej njohje reciproke dhe e pakicave. Nuk është kuptuar as ky version, që ishte i dykuptimshëm. Të shkosh atje dhe të nënshtrohesh përpara Vuçiç, nuk e forcon Kosovën,” tha Konjufca.

Sipas tij, dokumenti i firmosur në Uashington kishte disa probleme, mes tyre ai për Ujmanin dhe për MiniShengenin.

“Kurrë nuk është pranuar që të përmenden resurset e Kosovës në negociata. Nuk është përmendur uji, nuk është përmendur miniera. Ato janë zotime përpara Serbisë. Po flitet për një resurs ekskluziv të Kosovës. Pjesën e shpronësuar matanë në Serbi e ka paguar populli kosovar”.

“MiniShengeni ose MiniNovisadi, sepse është krijuar në Novisad të Serbisë, i mundëson Serbisë realizimin e një ëndrre të kamotshme për të krijuar tregun e përbashkët me Kosovën, Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Ky është një favor i jashtëzakonshëm për Serbinë, që të krijohet brenda kësaj hapësire ku jetojnë shqiptarët, një pozitë dominonte në treg dhe ekonomi. Kosova dhe Shqipëria do përfundojnë si koloni tregtare të Serbisë,” tha ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

tironsi/gjermani27/10/2020 04:13

Kosova dhe Shqipëria do përfundojnë si koloni tregtare të Serbisë I dashur zoti Konjufca, mendoj se ju politikanet e Kosoves jeni gati ne me te shumten e rasteve ti fusni shkopinjte ne rrota njeri tjetrit vetem per arsye te perfitimeve personale apo partiake pa ju dridhur syri per fatet e vendit tuaj. Keto jane gabime fatale qe historia e vendit nuk do t`ju a fali kurre. Jane pikerisht keto gafa ne historine tuaj qe Serbia i katalizon e i shrytezon me kenaqesi te vecante nepermjet veglave te tyre ne Kosove. Vetem uniteti i qellimit per forcimit e drejtesise e ligjshmerise se shtetit si objektiv madhor i politikes e politikaneve ne kosove mund te sjelle forcen e duhur per tu perballur me sfidat e kohes ne Kosove. Serbia eshte nje shtet me i madh se Kosova kjo eshte e vertete, por midis Kosoves, Shqiperise, USA dhe EU eshte efekti i forces se saj ekonomike apo ushtarake ZERO. Sa per Shqiperine mund tju rekomandoj te lexoni mire historine e saj te pas luftes se dyte boterore. Ndoshta aty do ta kuptoni pse duhet me e ndjer veten krenar me qen Shqiptar. Askush ne kete bote nuk mund te zvogeloje apo te zhduki idealin sublim te nje populli per liri e pavaresi. (inklusive politikanet fallco te tij)

KS26/10/2020 22:25

po te jete Edi Rama ne pushtet shqiptaret do harrojne shqipen dhe do fillojne te flasin serbisht dhe greqish, prandaj shqiptare kudo ku jeni o sot o kurre duhet ta shporrim kete monster komuniste qe po shet shqiperine.

Shto koment

Denonco