I dëshpëruar për propagandë/ Pse duhej të shkonte Rama deri në Liban për një foto?

I dëshpëruar për propagandë/ Pse duhej të shkonte Rama deri në Liban për një foto?

20:09, 26/10/2020
A+ Aa A-

Nga disa ambiente luksoze, Edi Rama pozon në krah të katër fëmijëve.

I duhet dëshpërimisht kjo foto, aq shumë sa ka marrë nga pas edhe ekipin e zakonshëm të televizionit që e ndjek kudo.

Prej hotelit luksoz, një shpurë shumë më e madhe se vetë të shpëtuarit, shoqëron Ramën.

Të gjithë kanë shkuar deri në Liban pa asnjë arsye, përveçse për propagandë.

Duhet të pozojnë në krah të katër fëmijëve dhe një gruaje, të shpëtuar nga kampi sirian i Al Holit.

Fëmijët i ka nxjerrë nga kampi Gjysmë Hëna e Sirisë, teksa lufta në Siri po shkon drejt fundit dhe kampi po zbrazet.

Por nga mbi 80 gra e fëmijë që ndodhen në kamp, vetëm 5 janë shpëtuar nga Gjysmë Hëna e Sirisë.

Të tjerët, gra e fëmijë, kanë refuzuar që të kthehen dhe janë fshehur në kamp kur u kanë thënë se duhet të vijnë në Shqipëri.

Sikur ky të ishte një operacion i përfunduar dhe të gjithë të ishin shpëtuar, do kishte kuptim që Rama të dilte t’i priste në aeroport.

Por të shkosh në Liban dhe të shpenzosh miliona për sigurinë tënde dhe të shpurës së medieve dhe zyrtarëve vetëm për të pozuar në një foto, pa u kujdesur as për cenimin e imazhit të fëmijëve të mitur, duhet të jesh shumë i dëshpëruar për propagandë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

EDLIR RAMETA27/10/2020 07:25

Personat qe negociuan per lirimin dhe kthimin e femijve dhe grave qe ndodheshin ne Al hol te sirise jane njerez te afert me presidentin Ilir Meta. Por Ramziu i shfrytezoi keto momente dhe beri fotot e para me keta 4 femije. Ne ditet ne vijim do keni information me te detajuar, Por Ramziu eshte "golashenus hajdut ne politic"gjithe lojen dhe perpjekjen e beri presidenti me bashkepunetoret e tije kurse" golin "e shenoi Ramziu.

Daj Jaku26/10/2020 23:38

Mungesa e plotë e turpit ëadhtë shenja e sigurtë e çmëndurisë. Freud

Shto koment

Denonco