Kryeministri grek: Ne do zgjerohemi 12 milje, pastaj do shkojmë me Shqipërinë në Hagë

Kryeministri grek: Ne do zgjerohemi 12 milje, pastaj do shkojmë me Shqipërinë në Hagë

22:23, 25/10/2020
A+ Aa A-

Ndryshe nga ç’flet dhe propagandon çdo ditë Edi Rama në Tiranë, në Athinë duket se e kanë marrë vendimin që të zgjerohen 12 milje në det.

Është vetë kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis ai i cili ka folur për herë të parë në parlament për të çështjen e kufijve detarë bashkë me Shqipërinë dhe dërgimin e saj në Hagë.

Por Mitsotaksi ka theksuar që në fillim se Greqia do të zgjerohet me 12 milje në Jon pasi kjo është një e drejtë e patjetërsueshme e saj, dhe as nuk diskutohet dhe as nuk kushtëzohet.

Sipas tij pasi të bëhet ky veprim atëherë çështja do të referohet në Hagë me Shqipërinë.

‘E drejta për të zgjatur ujërat territoriale në 12 milje është një e drejtë e njëanshme e patjetërsueshme e vendit. Nuk diskutohet, nuk kushtëzohet. Qeveria e ND ishte e para që e ushtroi atë duke filluar nga Jon

Vendi aktualisht ka një marrëveshje të nënshkruar për demarkacionin gjeografik me Italinë. Është e vështirë të negociohet marrëveshja e pjesshme e demarkacionit me Egjiptin. Dhe ka një marrëveshje në parim me Shqipërinë për të referuar çështjen e EEZ në Hagë pasi Greqia ka zgjeruar ujërat e saj territoriale’, - tha Mitsotakis.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Daj Jaku26/10/2020 07:23

Iku dhe deti, 12 milje, Saliu tradhëtar sepse dakordësoi 6 milje, Edvini patriot se i jep të drejtë Greqisë të zgjerohet për12 milje nga shelfi kontinental, duke llogaritur ishujt sa një pullë poste, janë qindra e qindra milje katrorë në bythë të Shqipërisë, bashkë me miljardat e naftës dhe gazit. E gjithë kjo lojë e Edvinit e realizuar për pushtetin dhe kushedi da qindra milionë euro në llogaritë e tija off shore. Ndërsa komunistët e gjithë kallëpeve, përfshirë Saliun, Metën dhe burizanët e tyre vazhdojnë të shajnë për tradhëti burrin e madh të kombit, Esad Pashë Toptanin.

igorkampula@gmail.com26/10/2020 07:02

Pregatituni per lufte ne ballkan neqoftese ndodhe kjo,sot deti neser jugu i Shqiperise,neser veriu ,mbas neser dote flasim Greqisht dhe Serbisht,dhe fjala vullezer dhe motra dote zhduken.

alb26/10/2020 02:20

Kjo ishte loja. Nuk u la më kot vendi pa gjykate kushtetuese, ose me sakte me drejtësi e akademi shkencash te kapura. Me rini te larguar masivisht nga vendi dhe një shoqeri pa nerv.

ncncnc26/10/2020 01:44

Rilindasit përveçse të shitur dhe karagjoz. E lanë çështjen fakt të kryer për greqinë që mos i çonte ajo në hagë pretendimet e saja për detin, por shqipëria. Shitje e paster toke,deti dhe ajri për ata që nuk e kanë kuptuar mirë këtë çështje. Prisni kur të fluturojnë avionët luftarakë grekë mbi Vlorë shumë shpejt.

Shto koment

Denonco