‘Nga LSI nuk shpëton por të shpëton’/ Kërpaçi-Spiropalit: Nuk përmbyset kupa pasi hahet buka

‘Nga LSI nuk shpëton por të shpëton’/ Kërpaçi-Spiropalit: Nuk përmbyset kupa pasi hahet buka

18:19, 25/10/2020
A+ Aa A-

Vazhdojnë sulmet mes përfaqësuesve të LSI-së dhe Rilindjes në lidhje me vendimet e Presidentit Meta.

Kryetarja e LRI-së, Floida Kërpaçi I ka kujtuar ministres Spiropali kur Iliri Meta e ka shpëtuar nga ‘Skënderbeu’, pasi ky i fundit e kërcënonte dhe i ka treguar se ‘nuk përmbyset kupa pasi hahet buka’.

Postim i plotë i Floida Kërpaçit:

Elisë, nga LSI nuk shpëton por të shpëton!

Të kujtohet kur Salarjoni jot para se të zgjidhej Drejtor i Ujësjellësit të Fierit iu fal Ilir Metës në zyrë për t'i kërkuar ndihmë?

Ishte koha kur ti i ike Edi Ramës në mënyrë demonstrative nga asambleja e FRESSHIT dhe ai 'Skënderbeu jot' të kërcënonte ose Selarjon Tota në mbledhje ose unë.

Prandaj Elisë, në ditë të vështira edhe ti dhe Selarjoni jot nuk keni shpëtuar por jeni shpëtuar nga LSI dhe Ilir Meta.

Kështu që Elisë, para se të nxjerrësh broçkulla nga goja pyete një herë Selarjonin tënd.

Nuk përmbyset kupa pasi hahet buka Elisë!

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco